Kemi bërë disa hulumtime rreth përparësive dhe mangësive të pecetave higjienike si dhe tamponeve, rreth asaj se pse disa femra preferojnë njërin produkt, ndërsa disa të tjera produktin tjetër …
Çfarë pëlqeni të praktikoni më shumë gjatë ciklit tuaj menstrual – tampone apo peceta higjienike? Pse preferoni njërin produkt kundrejt tjetrit? Duket se secila femër ka mendimin e saj personal rreth këtyre produkteve higjienike, duke iu referuar përvojave të ndryshme gjatë ciklit të tyre menstrual.
Disa femra theksojnë se e kanë të pamundur të përdorin tampona, ndërsa disa të tjera pohojnë se asesi nuk mund të përdorin pecetat higjienike. Si duket përdorimi i tamponave në vendin tonë ka të bëjë me moshën, pasi gratë mbi moshën 35 vjeçare përdorin më shpesh pecetat higjienike, ndërsa femrat nën moshën 35 vjeçare preferojnë më shumë tamponat, edhepse kjo nuk paraqet ndonjë rregull.
Për shkak të këtyre dalimeve, kemi vendosur të hetojmë të mirat dhe të këqijat e tamponave dhe pecetave higjienike.
Pse pecetat higjienike?
Në 20 vitet e fundit janë bërë përmirësime apo risi në prodhimin e pecetave gjatë gjakderdhjes menstruale. Para kësaj, mund të thuhet se nuk kishte shumë siguri për femrat, brekët e tyre ishin pothuajse të përlyera, dhe këto femra gëzoheshin kur i shpëtonin brekët nga gjakderdhja menstruale. Nga ana tjetër, femrat që kishin menstruacione të forta, duhej të aplikonin peceta të veçanta higjienike më të trasha se zakonisht, ose disa të tjerë aplikonin dy përnjëherë.
Sot, për fat të mirë, femrat me këto peceta nuk kanë pothuajse asnjëlloj problemi, dhe kur të zgjoheni në mëngjes nuk leni njolla gjithandej. Pecetat e reja janë të dizajnuara që ti përshtaten trupit dhe brekëve si dhe përhapjen e ndonjë arome të pakëndshme. Për të përmbushur shumicën e këtyre kritereve, pecetat duhet të ndërrohen rregullisht, duhet të përdorni lllojin e pecetave të parapara sipas sasisë së ciklit menstrual dhe padyshim ti përdorni si duhet.
Përfitimet e pecetave higjienike:
- Rekomandohen nëse keni probleme me dhimbjet menstruale
- Nuk ka rrezik të sindromit toksik
- Ekzistojnë shumë brende, madhësi dhe lloje
- Nuk ka rrezik nse harroni ti ndërroni
- Nuk ka asnjë dhimbjë gjatë vendosjes apo heqjes së tyre
- Nuk ekziston mundësi e ngecjes gjatë vendosjes
Mangësitë e pecetave higjienike:
- Mund të jenë të dukshme gjatë llojeve të caktuara të veshjeve
- Jo të përshtatshme për notim apo aktivitete tjera sportive
- Mund të jenë burim i bakterieve që shkaktojnë inflamacione të ndryshme
- Mund të lirojnë ndonjë aromë të pakëndshme, varësisht nga pozita si qëndroni.
Pse tamponët?
Pse jo? Gjenerata e re e tamponeve me formë dhe materialin e saj, ka bërë risi të mëdha. Tamponat janë bërë të domosdoshëm tek gratë me menstruacione e që nuk duan ta kenë atë ndjenjë. Gjithashtu, ato që praktikojnë tamponat i konsiderojnë si më të këndshëm se sa pecetat higjienike. Dihet se tamponi aplikohet thellë në vaginë, në qafën e mitrës duke i mbajtur muskujt vaginale. Me aplikimin e saj në vaginë, gjaku thithet para se ajo të hiqet nga trupi.
Sigurisht, nëse keni gjakderdhje të tepërt, dhe tamponi mbushet, teprica edhe mund të fillojë të dalë jashtë saj. Kjo është arsyeja pse disa gra përdorin paralelisht edhe një pecetë higjienike përderisa e kanë të aplikuar brenda tamponin, për raste sigurie, edhepse nuk është e nevojshme.
Tamponat zakonisht prodhohen nga pambuku organik ose mëndafshi. Në disa vende ju mund të blini tampona me aplikatorë, por në shumicën e vendeve këto aplikohen me gishtin tuaj. Mangësia e kësaj është se përmes gishtave mund të fusni një numër bakteriesh që do të shkaktojnë infeksione vaginale.
Heqja e tamponit nga vagina duhet të jetë e lehtë dhe pa dhimbje. Natyrisht, përvoja e grave është e ndryshme dhe se përjetimi i dhimbjes është individual e që ndodhë shumë rrallë.
Tamponat kanë madhësi të ndryshme, apo trahsësi, dhe si rezultat i kësaj kanë përthithje të ndryshme. Ekzistojnë tampona edhe për femrat e reja që nuk e kanë të humbur virgjërinë, gjë që nuk ndikon në prishjen e himenit të tyre. Tamponi duhet të ndryshojë çdo katër deri gjashtë orë, e nganjëherë edhe më shpesh në rastin e gjakderdhjes së madhe.
Tamponat dhe shoku toksik
Ajo që shkakton frikën më të madhe tek femrat është mundësia e shokut toksik, e cila mund të jetë vdekjeprurëse për një kohë shumë të shkurtë. Prandaj, mos mbani gjatë kohë të njejtin tampon më shumë se 8 orë.
Përparësitë e tamponave:
- Janë të vogla dhe praktike
- Janë të thejshta në aplikim
- Mund të përdoren në të gjitha rrethanat e heqjes së gjurmëve menstruale
- Nuk shkaktojnë asnjë siklet nëse aplikohen siç duhet
Mangësitë e tamponave:
- Disa gra e kanë problem aplikimin e tyre, pavarsisht me aplikator apo me gishta
- Aplikimi me gishta nuk është edhe aq higjienik (lani duart mirë para aplikimit)
- Mund të potencojnë dhimbjet menstruale
- Zbatimi dhe heqja e tyre mund të shkaktojë ndjesi të pakëndshme
- Mund të shkaktojë shok toksik dhe infeksione tjera
Apo mund të jetë edhe diçka tjetër?
Mundësia e tretë mund të jetë gota apo kupa mensturale, edhepse në vendin tonë ende nuk e ka arritur popullaritetin në krahasim me vendet perendimore. Këto lloj gota janë më të shtrenjta por në afat të gjatë dhe kosto efektive sepse është e nevojshme që të bleni një dhe të ju zgjasë me vite.
Kjo gotë bëhet nga silikoni e cila nuk e irriton mukozën dhe mund të përdoret për lëkurë të ndjeshme, konkretisht ndaj sëmundjeve fungale, ekzemë apo alergji. Kjo kupë futet në vaginë e cila vendoset me ndihmën e vakumit dhe muskujve vaginalë. Kështu kjo pajisje mbledh lëngjet dhe mesatarisht duhet të zbrazet 2-4 herë në ditë. Pas shkakrimit, kjo pajisje duhet të lahet mirë me sapun dhe ujë, apo edhe me peceta dezinfektuese.
Krahasimi me pecetat higjienike:
- Rreth vaginës nuk shkaktohen kushte për nxehtësi dhe lagështi, që nxisin shumimin e bakterieve
- Këtë produkt qelqi mund ta përdorim gjatë aktiviteteve rekreative, si notim apo çiklizëm
- Nuk shkakton ndonjë lloj infeksioni të bakterieve
Krahasimi me tamponat:
- Kjo gotë qelqi nuk thahet dhe nuk e irriton mukozën vaginale
- Nuk ndikon në aciditetin natyral të vaginës
- Mund të aplikohet në çfarëdolloj kohe
- Pas urinimit, nuk lë asnjë lloj gjurme të urinës
Një nga kompanitë më të famshme që prodhojnë këto gota është “Lunette”.
Natyrisht, kjo lloj mundësie ka edhe dobësitë e saj – nëse ju nuk mund të shihni gja me sy e keni të vështirë ta zbrazni dhe rivendosni sërish, për më tepër nëse ndodheni në ambient të hapur dhe nuk keni tualet ku mund ta hiqni, pastroni dhe vendosni sërish gotën e qelqit.