1.4 C
Priština
More

    Përmbajuni kësaj diete dhe do të humbni 5-10 kilogramë për 1 javë

    spot_imgspot_img

    Ky program është i qëlluar për ata që dëshirojnë të humbin peshë 5 ose më shumë kilogramë në javë. Efikasiteti i kësaj diete për humbje peshe për 7 ditë është se ushqimi që konsumohet tretet duke djegur më shumë kalori nga trupi.

    Dita e parë: Të gjitha frutat përveç bananeve
    Dita e parë e juaja përbëhet nga të gjitha frutat që dëshiron. Fillimisht sugjerohet të konsumoni shumë limon në ditën e parë. Në veçanti shalqi dhe pjepër. Nëse e kufizon konsumin e frutave vetëm në shalqi dhe pjepër shanset për të humbur 1.3 kg që në ditën e parë janë të larta.

    Dita e Dytë: Të gjitha perimet
    Hani deri sa të mbusheni me të gjitha perimet që dëshironi si të gatuar ashtu edhe të pa gatuar. Nuk ka kufizim në sasi apo lloje që dëshironi të zgjidhni. Për karbohidratet tuaja komplekse, ju do të filloni ditën tuaj të dytë me një patate të madhe të pjekur për mëngjes. Mund t’i shtoni pak gjalpë patetes po deshët.

    Dita e Tretë: Një përzierje të frutave dhe perimeve
    Zgjidhni ju vetë çfarë dhe si i dëshironi. Çfarëdo sasie, çfarëdo madhësie. Por akoma jo banane. S’ka as patate sot, për shkak se ju i merrni karbohidratet tuaja përmes frutave. Sistemi juaj tani  është i përgatitur për të djegur kilogramët e tepërt. Ju prapë do të lakmoni ushqim, por kjo do të fillojë të venitet nga dita e katërt.

    Dita e Katërt: Banane dhe qumësht
    Sot ju do të hani 8 ose më shumë banane dhe pini tri gota qumësht. Kjo do të kombinohet me një supë special me 6 kokrra qepë të mëdhaja, koncentrat perimesh dhe 1 litër ujë, i zieni bashkë pasi t’a keni grirë qepën. Këtë mund t’a pini në sasi të kufizuar.
    Gjatë kësaj dite do të filloni të vëreni humbjen e dëshirës për ëmbëlsira dhe do të befasoheni se sa lehtë kjo ditë do të kalojë.

    Dita e Pestë: Sot është ditë gostie
    E sheh? Dieta për humbje peshe për 7 ditë ka edhe gosti! Sot ju do të hani mish lope dhe domate. Ha dy porcione nga 300 gram mish lope. Përgatisni edhe hamburgerë. Kombino këtë ushqim me 6 domate të plota. Në ditën e pestë ju duhet të rrisni sasinë e pirjes së ujit për 1 litër. Kjo është për të pastruar sistemin tuaj nga acidi urik që do të prodhosh.

    Dita e Gjashtë: Mish lope dhe perime
    Kjo ditë është e njëjtë me ditën e pestë, hekur dhe proteina nga mishi lopës, vitamina dhe fibër nga perimet. Nga sot, sistemi juaj është totalisht i prirur për të humbur peshë. Ju gjithashtu duhet të vëreni ndryshime të dukshëm në mënyrën që dukesh krahasuar me ditën e parë.

    Dita e Shtatë: oriz kaf, lëng frutash dhe perime
    Mund të hani në sasinë që dëshironi oriz kaf, lëng frutash dhe të gjitha perimet e ziera apo të pagatuara. Në fund të kësaj dite do të vëreni ndryshimet që keni pritur.

    Dieta për humbje peshe për 7 ditë është zhvilluar për resurse njerëzore të General Motors. Ky kurrikulum është zhvilluar në kombinim me ndihmën e Departamentit Bujqësor Amerikan dhe Administratës Për Ushqim Dhe Barna.

    Është testuar në Qendrën Hulumtuese John Hopkins dhe është aprovuar për distribucion nga Bordi i Drejtorëve të General Motors në mbledhjen e përgjithshme të 15 gushtit të 1985.

    General Motors në çdo aspekt e mbështet këtë program dhe e bëjnë të arritshëm për të gjithë punëtorët dhe familjet. Ky program do të jetë në dispozicion tek të gjitha Vendet e Shërbimit të Ushqimit në General Motors.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...