-0.8 C
Priština
More

    Përfitimet shëndetësore të piperit të kuq

    spot_imgspot_img

    Piperi kuq bëhet nga speci djegës apo nga specat e kuq të ëmbël. është përbërës tradicional i shumë kuzhinave që nga Amerika e Jugut, Lindja e Mesme,Ballkani e Hungaria. Piperi i kuq sjell një shije të re në gjellë dhe mund të përdoret si dekor i ushqimit.

    Qoftë nëse e dëshironi të butë apo djegës, kjo mëlmesë nuk e bën ushqimit vetëm të shijshëm, por kontribuon edhe t`a bëjë më të shëndetshëm. Më poshtë kemi disa arsye që tregojnë se piperi i kuq është një shtesë e mrekullueshme e gjellërave tuaja:

    1. Vitamina C

    Piperi i kuq është i pasur me vitaminë C. Në fakt, specat që përdoren për prodhimin e mëlmesës përmbajnë nënëtë herë më shumë sasi të vitaminës se sa domatet. Vitamina C konsiderohet si një nga vitaminat më të rëndësishëm në trup pasiqë sjellin disa përfitime për shëndetin tonë, duke përfshirë:

    • Mbrojnë nga të ftohti
    • Parandalon paraqitjen e skorbutit, edhepse kjo nuk është sëmundje e zakonshme e ditëve tona
    • Ndihmon në absorbimin e hekurit, që është gjë esenciale për njerëzit që vuajnë nga anemia
    • Mbron trupin nga sëmundjet kardiovaskulare dhe goditjet e zemrës
    1. Proteinë antibakteriale

    Përveç vitaminës C, piperi përmban proteinë antibakteriale që ka aftësi në mënyrë natyrore të kontrollojë dhe kufizojë rritjen e baktereve, përfshirë edhe E. kolin dhe salmonellën. Këto lloje të baktereve mund të helmojnë trupin, të shkaktojnë diarre dhe vjellje e tj. Piperi i kuq shërben edhe si tretman alternativ i sëmundjeve që shkaktohen nga bakteret.

    1. Veçori stimuluese

    Piperi i kuq mund stimulojë trupin e posaqërisht sistemin kardiovaskular. Mund të ofrojë përmirësim të qarkullimit të gjakur si dhe normalizimin e tensionit të gjakut. Me ndihmën e vitaminë C, kjo mëlmesë ofron një sasi të madhe të beneficioneve, veçanërisht për zemrën tuaj. Piperi i kuq ndihmon tretjen përmes nxitjes së acideve në pështymën tuaj dhe në stomak. Kjo ndihmon në parandalimin e dispepsisë si dhe problemeve të tjera të traktit gastrointestinal.

    Vitmina A

    Përveç vitaminës C, piperi i kuq ka edhe vitaminë A në formën beta-karotinë. Kjo vitaminë është vendimtare në mirëmbajtjen e lëkurës së shëndetshme madje mund edhe të zbardhë lëkurën e fytyrës suaj me çka e pengon paraqitjen e rrudhave.

    Piperi i kuq është vërtetë një mëlmesë që duhet ta inkuadroni në dietën tuaj. Megjithatë, përdorimi i saj për të luftuar sëmundjet e caktuara kërkon konsumim në sasi të mëdha. Kjo mund të reagojë me barërat aktuale, andaj para përdorimit të piperit të kuq për këtë qëllim konsultohuni me mjekun./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...