1.4 C
Priština
More

    Përfitimet shëndetësore nga ecja në plazh

    spot_imgspot_img

    Ashtu si hapësirat e gjelbra, hapësirat blu paraqesin përfitime për shëndetin fizik dhe mendor.

    Studimi tregon se të kalosh kohë pranë detit ndikon drejtpërdrejt në lumturinë e një individi. Studiuesit e Institutit të Shëndetit Global në Barcelonë kanë zbuluar se edhe vetëm një shëtitje e shkurtër në plazh mund të forcojë shëndetin mendor dhe të ndihmojë në trajtimin e depresionit.

    Autorja e studimit, Cristina Vert u shpreh: Studimi ynë vlerëson efektet e menjëhershme të një shëtitje të shkurtër përgjatë një hapësire blu. Ekspozimi i vazhdueshëm dhe afatgjatë ndaj këtyre hapësirave mund të ketë efekte pozitive në shëndetin kardiovaskular. Përfitimet psikologjike të aktivitetit fizik ndryshojnë në varësi të llojit të mjedisit ku kryhet. Vëzhgimi ynë tregon se hapësirat blu ndihmojnë në largimin e depresionit.

    Ndërsa koordinatori i kërkimit, Mark Nieuwenhuijsen shtoi: Ne pamë një përmirësim të ndjeshëm në mirëqenien dhe gjendjen shpirtërore të pjesëmarrësve menjëherë pasi ata shkuan për një shëtitje në hapësirën blu, krahasuar me ecjen në një mjedis urban.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...