11 C
Priština
More

    Përfitimet shëndetësore nga çaji kamomil

    spot_imgspot_img

    Në mes gjithë stresit të përditshëm, është e nevojshme të siguroheni që të shkoni në shtrat me një gjendje të qetë shpirtërore. Kjo është arsyeja pse ekspertët sugjerojnë që në dietën tuaj të shtoni çaj kamomili.Kamomili është një bar i lashtë medicinal, që i takon familjes asteraceae/compositae dhe gjendet në Azi, Evropë, Australi dhe Amerikën e Veriut.

    Andaj më poshtë i gjeni pesë përfitimet shëndetësore të kësaj pijeje të mrekullueshme:

    1. Lufton pagjumësinë

    Nëse keni probleme me gjumin, apigenina që gjendet në çajin e kamomilit është një antioksidant që mund të ndihmojë në nxitjen e gjumit. Është e njëjta arsye pse kamomili konsiderohet si një qetësues.

    1. Ndihmon me luhatjet e humorit

    Njerëzit zakonisht marrin çaj kamomili para gjumit për shkak të natyrës së tij si nxitës i gjumit. Por përveçse ndihmon me gjumin, mund të ndihmojë edhe me ndryshimet e humorit, të shkaktuara nga ankthi ose stresi, duke ndihmuar me simptomat e ankthit dhe duke siguruar qetësi.

    1. Ndihmon në menaxhimin e nivelit të sheqerit në gjak

    Vetitë antiinflamatore të çajit të kamomilit ndihmojnë gjithashtu në uljen e niveleve të sheqerit në gjak. Shtimi i peshës është shpesh një shkak shqetësues për njerëzit me diabet. Çaji i kamomilit, duke qenë një pije me kalori të ulët, i kontrollon të dyja. Mund të zëvendësoni pijet e gazuara me çaj të shëndetshëm kamomil dhe të kontrolloni marrjen e kalorive dhe të sheqerit.

    1. Trajtimi i simptomave të ftohjes

    Në dimër, është mjaft e lehtë të ftohesh. Një filxhan me çaj të nxehtë kamomili mund të jetë magjik për trajtimin e ftohjes. Dikush mund të thithë edhe avullin e çajit të kamomilit, i cili ndihmon në lehtësimin e kongjestionit të hundës, rrjedhjes së hundës dhe dhimbjes së fytit.

    1. Ndihmon me dhimbjet menstruale

    Vetitë qetësuese të çajit të kamomilit ndihmojnë gjithashtu në dhimbjet menstruale. Pirja e një filxhani ndihmon në relaksimin e mitrës dhe uljen e prodhimit të substancave që shkaktojnë inflamacion dhe dhimbje.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...