Në të 20` e mia, shumica e të rinjve niseshin për klube nate, te dëfreheshin duke u alkoolizuar dhe duke lozur, ndërsa unë në atë kohë nisesha në një klub tjetër – atë të stërvitjeve. Shumica më thonin se nuk është mirë të stërvitem në atë kohë, se do kem efekte anësore nga stërvitjet natën e tj. Ndoshta keni dëgjuar për teorinë që stërvitja në orët e vona mund të shkaktojë pagjumësi, apo teorinë se ata që ushtrojnë natën e kanë vështirë të kryejnë punët me rregull gjatë ditës.
Unë kam adoptuar këtë rutinë të stërvitjeve pasiqë detyrohesha nga orari im i ngarkuar gjatë ditës, mirëpo pasi kuptova gjitha të mirat e ushtrimeve në orët e vona nuk mundesha të ndryshoj orarin.
Për të gjithë ata që mezi zgjohen në mëngjes mirëpo ndjehen energjikë gjatë natës, ja 11 arsye që t`i bashkangjiteni klubit të stërvitjeve natën.
- Nuk keni të bëni me turmë
Kur bëhet fjalë për ata që stërviten seriozisht, shumica e tyre janë njerëz që stërviten në mëngjes. Përderisa fjala thotë se zogu i hershëm e fiton krimbin, në këtë rast zogu i natës fiton ekstra peshqir, zgjedh në cilën pajisje të ushtrojë si dhe shumë gjëra tjera që nuk janë të mundshme gjatë ditës.
- Keni më pak rregulla
Dëshironi të stërviteni më tepër se 30 minuta në pajisjet e vrapimit, apo në cilëndo pajisje tjetër pesonale? Në orët e vona këto rregulla nuk vlejnë sikurse vlejnë ditën, andaj edhe gjendja në palestër është më e relaksuar.
- Mund të bëni gjëra të çmendura
Mund të kërceni, të prishni fytyrën, të këndoni madje edhe të shëndrroni palestrën në karaoke bar. Gjatë natës keni të bëni me njerëz të paktë të cilët stërviten natën për të njejtat arsye sikurse ju, andaj edhe shoqërimi me ta është më i lehtë ndërsa stërvitja mund të jetë shumë e hareshme.
- Mund të stërviteni më gjatë dhe me intenzistet më të madh
Një studim tregon se funksionimi dhe fuqia e muskujve arrin kulmin në orët e vona, si shtesë e absorbimit dhe shfrytëzimit të oksigjenit. Kjo nënkupton që trupi juaj është më i prirë të stërvitet në orët e vonshme të ditës.
- Mund të përjetoni lirinë e vrapimeve të natës
A keni vrapuar ndonjëherë në errësirë gjatë ndonjë nate të ngrohtë verore? Do keni ndjesinë e fluturimit.
- Mund të socializoheni më tepër
Gjatë stërvitjeve në mëngjes nuk jeni në gjendje të bisedoni me askend pasiqë të gjithë dëshirojnë që sa më shpejtë të perfundojnë sesionin dhe të fillojnë ditën. Ata që stërviten natën nuk kanë plane tjera për më vonë pos gjumit, andaj edhe atmosfera është më e relaksuar dhe mund të socializoheni me dikë.
- Mund të çliroheni nga frustrimet e ditës
Të gjithë i kanë ato momente kur zemërohen me shefin diktatorial apo me trafikun e mbingarkuar. Stërvitja pas një dite të tillë e nxjerr tërë stresin jashtë, duke e bërë të vyeshëm për trupin tuaj. Mos e merrni tërë atë zemërim me vete në shtrat, shkoni çlirohuni në palestër.
- Do keni mëngjese më të qeta
Pasiqë keni përfundura stërvitjet mbrëmjen e kaluar, mëngjesi juaj nuk nënkupton të bëheni gati për palestër sikurse shumica e njerëzve. Madje do keni kohë të hani mëngjesin si duhet në vend se të kapni diçka në shpejtësi dhe të shpejtoni tek vetura.
- E largoni stresin
Jo të gjitha stërvitjet duhet të jenë përplot me djersë dhe mundime. Ndonjëherë bëni mirë me joga apo diçka të ngjashme, për të eliminuar stresin që e keni akumuluar gjatë ditës.
- Mund të kërkoni ndihmë
Atmosfera e relaksuar e natës ju lejon që trajnerët personal të kenë më tepër kohë të merren me juve personalisht, të ju përgjigjen pyetjeve, të ju ndihmojnë me pesha e tj.
- Mund të fleni më mirë
është e vërtetë; disa studime tregojnë se stërvitja afër kohës së gjumit mund të vështirësojë atë, mirëpo një studim tregon se njerëzit që kanë ngritur pesha në mbrëmje kanë gjum më kualitativ dhe më të gjatë se njerëzit që janë stërvitur në mëngjes./kosovarja.ch/