Këngëtarja Adele ka rënë goxha shumë në peshë duke i mahnitur të gjithë me ndryshimin e saj. E mjekja e saj ka zbuluar sekretin me të cilin ajo e ka rritur këtë mrekulli.Doktoresha Fradin-Read, tregon se këngëtarja nuk është transformuar vetëm me ushtrime.
“Unë u them pacientëve se kur bëhet fjalë për humbje peshe, dieta dhe ushtrimet vetëm nuk do të jenë të mjaftueshme në shumicën e rasteve. Kjo është arsyeja pse shumë pacientë që vijnë tek ne janë përpjekur të humbin peshë. Ata humbën disi, por e rimorën dhe u shëndoshën edhe më shumë.” – ka deklaruar mjekja për US Weekly.
Formimi i zakoneve të reja është thelbësor, ndërsa problemet me humorin, çrregullimet e gjumit dhe stresi duhet të rregullohen para se të nisni dietën dhe ushtrimet. Që kjo të funksinojë, rekomandohen ushtrime sipas nevojës.
Më tutje ish trajneri i Adele, ka treguar se ajo ka hequr dorë nga duhani, sheqeri dhe ushqimet e përpunuara.