Sapuni është një nga gjërat më të përdorura pas lajmërimit të COVID-19. Por a e keni ditur se ai mund të përdoret edhe për të tjera benifite, përveç larjes se duarve.
Pastroni xhamin e thyer në mënyrë që të mos dëmtoni këmbët.
Xhami i thyer nuk ka pse të jetë një problem i madh, por ndodh shpesh që fragmentet janë aq të vogla sa sytë tanë as që mund ti shohin.
Heqni qafe atë tingull të çuditshëm dhe neveritës të derës.
Nëse jeni të lodhur nga ky tingull, thjesht fërkoni varet me një shirit sapuni. Pastaj hapni dhe mbyllni dyert dy herë në mënyrë që sapuni të përhapet në të gjithë mekanizmin.
Hiqni dëmtuesit nga bimët e shtëpisë për të zgjatur bukurinë e tyre.
Sapuni mund të ndihmojë për të vrarë dhe zmbrapsur dëmtuesit e zakonshëm në bimët e shtëpisë dhe bimët e kopshtit.
Fërkojeni pasqyrën tuaj të banjës dhe lustroni syzet e diellit tuaj me sapun në mënyrë që të mos mjegullohen.
Mund të jetë e bezdisshme kur çdo herë që bëni dush, pasqyra juaj në banjë bëhet e mjegullt. Pas fërkimit merrni një leckë të butë pambuku ose mikrofibër dhe fërkojeni pasqyrën derisa të jetë përsëri me shkëlqim.
Vendosni një sapun në dollapin tuaj që të largoni aromat e këqija.
Një sapun ka tendencë të lërë aromën e tij në rrethinat e tij. Zgjidhni një sapun me erën që ju pëlqen më shumë dhe lëreni në një raft.
Mbushni vrimat e gozhdave në murin tuaj kur nuk keni mjete të posaçme.
Fërkoni një sapun mbi vrimat e gozhdave tuaja. Pastaj lyeni mbi sipërfaqen e vrimave për të hequr qafe copa të tepërta sapuni.