Flokë të buta, me shkëqlim, të bukura dhe të ushqyera mirë, është diçka që natyrisht se secila femër do ta kishte dëshiruar. Megjithatë, përdorimi i tepruar i preparateve sjell deri në akumulimin e mbetjeve të tyre, të cilat nuk pastrohen plotësisht edhe kur i lajmë flokët me shampon. Po ju zbulojmë përbërësin magjik dhe të thjeshtë, i cili rikthen bukurinë e flokëve tuaj.
Uthulla e mollës është një mënyrë e natyrshme dhe e lirë për nga çmimi, për të pastruar thellësisht flokët. Kur ju të ndjeni se flokët i keni sikur të rënduara, të vrazhda dhe pa shkëlqim, praktikoni uthullën e mollës pas larjes së flokëve me shampon dhe shpëlani me ujë të vakët. Për një çast, do të keni flokë të buta dhe me shkëlqim.
Edhe, që ta riktheni shkëlqimin total të flokëve bjonde, përdorni uthullën e mollës.
Përzieni një sasi të barabartë me uthullë molle dhe lëng limoni të freskët dhe hidheni në një sprej shishe (me spërkatje). Ndani flokët në një pjesë dhe spërkatni me masën e fituar. Pastaj sërish ndani pjesë tjera të flokëve dhe hidheni sprejin në flokë. Kështu veproni disa herë deri sa flokët të kenë marrë tretmanin e duhur. Lëreni që të veprojë për rreth 10 minuta ose pak më gjatë. Shpëlani me ujë të vakët, dhe aroma e uthullës do të largohet sapo t’ju thahen flokët.
kosovarja.ch