-1.7 C
Priština
More

    Përballojeni vetminë me këto 5 mënyra

    spot_imgspot_img

    Përderisa pandemia COVID-19 po vazhdon të përhapet, në pothuajse të gjitha vendet e botës, po praktikohet “distanca sociale”. Njerëzit po qëndrojnë në shtëpi, shumë prej tyre nuk shkojnë as në punë, kafiteritë dhe gjithçka tjetër, përveç marketeve ushqimore, janë mbyllur. Ju prezantojmë 5 mënyra se si të përballeni me vetminë gjersa qëndroni të sigurtë në shtëpi.

    Mbani një rutinë

    Tentoni që dita juaj të duket sa më normale që të jetë e mundshme, duke mbajtur një orar të rregullt. Filloni çdo ditë me një plan dhe përmbajuni atij.

    Mbajeni vetën të informuar me më të rejat nga shëndetësia

    Një studim kinez i vitit 2020 ka zbuluar se njerëzit që marrin informacionet më të reja nga shëndetiësia, funksionojnë më mirë psikologjikisht. Mos harroni që gjithçka e tepërt mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj mendor. Prandaj, gjithmonë kërkoni për lajmet me fakte dhe nga burimet e besueshme.

    Qëndroni në lëvizje

    Është e rëndësihsme që të qëndroni aktiv sa më shumë që të jetë e mundur gjatë kohës që qëndroni vet. Shëndeti fizik është i ndërlidhur me atë mendor. Provoni ushtrimet në kushte shtëpie, siç mund të jetë joga. Ju mund të dilni edhe për një ecje të shkurtë në lagje, nëse është e sigurtë kjo.

    Shoqërohuni me teknologjinë

    Vetëm pse ju duhet të mbani distancë fizike me njerëzit e tjerë, nuk do të thotë që nuk mund të gjeni mënyra të tjera për t’u lidhur me shoqërinë dhe familjen. Duke folur në telefon, përmes videove, duke përdorur rrjetet sociale, madje duke dërguar letra të shkruara me dorë janë mënyra të mira për të mbajtur gjallë lidhjet tuaja shoqërore.

    Provoni diçka të re

    Shprehni veten tuaj duke krijuar diçka, qoftë duke pikturuar, duke shkruar apo duke bërë ndryshimet në shtëpi, që ka kohë që doni t’i realizoni. Kanalizimi i emocioneve tuaja në diçka kreative, mund të jetë një eksperiencë terapeutike.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...