Njëra prej këtyre ju privon nga orgazma!
Gjatë seksit, ne fokusohemi në kënaqësi dhe argëtim, por duhet të dimë gjithashtu se çfarë mund të shkatërrojë një marrëdhënie të shkëlqyer seksuale.
Nënvlerësoni rrezikun e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme
Të pyesni partnerin tuaj nëse është testuar për sëmundjet seksualisht të trasnmetuara, nuk është e mjaftueshme për t’u mbrojtur nga ndonjë infeksion i mundshëm. I testuar apo jo, gjithmonë praktikoni seks të mbrojtur.
Përdorni njëkohësisht edhe lubrifikant me bazë vaji dhe kondom prej lateksi
Nëqoftëse përdorni një prezervativ prej lateksi, mos përdorni lubrifikant me bazë prej vaji, edhe nëse bëhet fjalë me vaj ulliri apo kokosi, për shkak se vaji dëmton kondomin lateks dhe humbet efektin. Me një prezervativ, është më mirë të përdorni lubrifikant me bazë uji ose silikoni.
Nxitni partnerin të arrijë domosdo orgazmë
Fokusimi i madh në nxitjen e parnterit për kulmin e kënaqësisë seksuale apo arritjen e orgazmës, mund të jetë e dëmshme sepse krijon tension mes partnerëve. Ndonjëherë nuk mund të arrini orgazmë dhe kjo është krejtësisht në rregull. Nëse kjo ndodhë, atëherë mënyra më e mirë për ta ndryshuar këtë është vetë-stimulimi si një aktivitet i përbashkët. Për shembull, ju mund të shikoni partnerin duke u prekur. Kur të kuptoni se penetrimi nuk është i nevojshëm për orgazmë, ju do ta shijoni më shumë intimitetin.
Bëni gjëra që janë të tepërta për ju
Të provuarit e gjërave të reja në seks është gjithmonë diçka e pëlqyeshme, por asesi mos e teproni me këtë. Bëni eksperimente të shumta saqë mund të rezultoni të lënduar. Për ta shmangur këtë, provoni pozicione të reja dhe relaksohuni ngadalë.