Kur lani enët në makinë, ato mund të përmbajnë ende njolla ose grimca ushqimi që duhet të lahen me dorë edhe pas ciklit të larjes.
Nëse përdorni një makinë larëse enësh, do të duhej ta dinit se mund t’i shtoni edhe një lëvore limoni për rezultat më të mirë.
Pra, kur enët i lani në makinë, ato ende mund të përmbajnë njolla ose grimca ushqimi që duhen larë me dorë edhe pas ciklit të larjes.
Ju mund ta zgjidhni këtë problem nëse e fusni një copë lëvore limoni në makinë.
Aktivizoni ciklin e rregullt të larjes dhe limoni do të ketë efekt. Pas larjes, enët nuk do të kenë asnjë njollë apo mbetje ushqimore.
Përveç kësaj, aroma e këndshme dhe e freskët e limonit do të mbetet.
Nëse nuk keni limon, mund të përdorni çdo agrume tjetër. Frutat si limoni, portokalli, grejpfruti dhe të ngjashme përmbajnë acid citrik i cili pastron mirë.
Kjo thartirë njihet si një pastrues natyral dhe shpërndan në mënyrë të përsosur grimcat e detergjentit, kështu që asnjë njollë nga uji ose lëngu larës nuk do të mbetet në enët.
Përveç kësaj, acidi citrik është gjithashtu i shkëlqyeshëm për lustrim dhe dezinfektim.