11 C
Priština
More

    Pemët dhe perimet më të mira në korrik

    spot_imgspot_img

    Ndoshta nuk ka asnjë muaj në vit në të cilin ushqimi sezonal është i shëndetshëm dhe i shijshëm, si në korrik. Në këtë muaj mund të kënaqemi me pemët më të lëngshme verore, por perimet freskuese.

    Domatet – pse i duam?
    Një porcion domate të prera në rriska ju jep dozë të vitaminës C e cila është e barabartë me një të tretën e nevojave tona ditore për këtë vitaminë, kurse më këtë sasi të domates fitojmë të njejtën sasi edhe të vitaminës A. Kjo perime është e pasur edhe me vitaminë B6, E dhe K, kurse përmban edhe fibra. Domatja përmban edhe likopen, antioksidans i fuqishëm i cili ndihmon në luftimin e disa llojeve të kancerit, mirëpo edhe në mirëqenien e shëndetit kardiovaskular.

    Kur të mbledhni domate të freskëta, mundësitë janë të pakufizuara. Nga ai mund të bëni lëng, sos apo supë, ta përdorni si shtesë gjatë gatimit të gjellave, ta hani në sanduiq apo edhe si sallatë. Sido që të vendosni ta hani domaten, jini të sigurtë që nuk do t’ju bëjë keq!

    Pjeshkët – pse i duam?
    Një pjeshmë e madhësisë së mesme, krahas shijes së mirë, i sjell organizmit tonë shumë fibra, vitamina C dhe A. Vitamina A ndihmon organizmin tonë që të mbajë baraspeshën e lëngjeve gjatë ditëve të gjata të verës, kurse vitamina C bën çudira në sistëmin imunitar të lëkurës, posaçërisht në periudhën e verës, kur ajo i është ekspozuar rrezeve agresive të diellit.
    Natyra vetë na ka siguruar shijen më të mirë të pjkeshkës, prandaj është më së miri, por edhe më shëndetshëm që atë ta hani të freskët. Nëse veç doni të jeni më kreativë, mund që t’i kombinoni me disa toptha akullore nga vamila dhe kanella.

    Nektarina – pse i duam?
    Sikurse edhe pjeshkët, edhe nektarinat janë përplot me fibra, vitaminë A dhe C, kurse në anën tjetër, niveli i kalorive në këtë pemë është jashtëzakonisht i vogël.

    Edhepse janë më të mira kur i hamë të freskëta, shijet e pasura të nektarinës na japin mundësinë që të shprehemi në aftësitë e gatimit, prandaj prej tyre mund të bëhet gjithçka, nga lyerja e pazakontë e mishit, e deri tek xhemi dhe ëmbëlsirat tjera.

    Misri – pse e duam?

    misri është shumë i pasur me fibra dhe përplot me ujë. Në të ka edhe shumë vitaminë C, dhe një tramak misri përmban 10% të sasisë së përgjithsme të këtij vitamini që ju nevojitet brenda një dite.

    Shalqini – pse e duam?
    Përderisa temperaturat rriten, një rriskë shalqir, e cila është përplot me ujë, do t’ju sigurojë që të mbeteni të hidruar. Për faktin që 92% e shalqinit është ujë, ai ka shumë pak kalori, kurse do t’ju ndihmojë që të mbusheni me lëngje. Ai gjithashtu përmban vitaminë A dhe C, kurse në të ka likoden dhe beta karoten.

    Provoni të freskoheni me një sallatë vere prej shalqinit, djath feta dhe çaj nane, apo ta lyeni me mjaltë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...