Edhe atëherë kur mendoni që nuk ekzistojnë mënyra që nuk i keni bërë apo provuar patatet, ne jemi këtu të ju bindim në të kundërtën. Ju sjellim recetën nga web faqja Our best bites, për patate të mbushura me vezë.
Nëse iu janë shpenzuar idetë si t’i përgatitni patatet, ja nj♪ ide kualitative. Këtë lloj patateje mund ta servoni me ndonjë mish apo si paragjellë të nxehtë. Vendosni vetë…
Përbërësit e nevojshëm:
- Patate e pjekur me lëvore, ngadalë i ftohur
- Gjalpë e shkrirë
- Kripë, piper
- Djath integral (djathë cedar, gauda, ementaler)
- Vezë
- Mbushje sipas dëshirës (mish i terur, mish viçi, qepë të njomë, spec të prerë hollë)
Furrën nxeheni në 190oC.
Pataten shtrijeni dhe për së gjati priteni në maje të secilës patate. Me ndihmën e lugës lehtë shpartalloni pataten, duke lënë një shtresë të hollë të patates ngjtur me kore. Rujuni që mos të lëshojë fundi.
Brendinë e patates lyejeni me gjalpë të shkrirë dhe bëjeni me piper dhe kripë. Fundin e patates mbusheni me djathë integral, më pas vendosini përbërësit tjerë sipas dëshirës (qepën e re, speca të grira, mish të terur) lërjani imagjinatës.
Në fund në maje të fillit thyeni nga një vezë në secilën patate, kriposeni dhe bëjeni me piper sipas dëshirës, si dhe shtoni pak djathë.
Piqini në furrë 20 minuta, e bardha e vezës do të duhej të jetë mirë e pjekur, ndërsa e kuqja pak më e lëngshme,
Vërejtje: Patatet në lëvore piqini të mbështjellura me fletë alumini për rreth një orë në temperaturë 200C
Këshillë: Pataten që e keni shpartalluar përdoreni për pire apo për sallatë patatesh.