Kur lëkura është e “fikur”, keni nevojë për një scrub të pastër dhe për të hequr të gjitha qelizat e vdekura që e bëjnë lëkurën pa jetë. Molla është e përkryer për të bërë në shtëpi, një scrub të lehtë dhe efektiv.
Përbërësit:1 mollë
2 lugë (të vogla) sheqer brown,
1 lugë (e mesme) vaj bajame
1/2 portokall
1/2 limonPërgatitja dhe mënyra e përdorimit:
Qëroni mollën, hiqni farat dhe futeni në mixer për të marrë lëngun e saj të freskët. Përzieni lëngun e portokallit me lëng limoni, sheqerin dhe vajin e bajames derisa të përftohet një krem i trashë.
Aplikojeni në fytyrën tuaj për 15 minuta, duke e masazhuar butësisht me lëvizje rrethore. Pastaj lani fytyrën me ujë të ngrohtë.
Vajin e bajames e gjeni në BioNatural Shop.
Nga: Anila Mirdita – BioNatural Shop
foto: wikihow