Enëlarësja është një ndër elementet më të ndotura në kuzhinë. Aty përfundojnë mbetjet e ushqimit dhe shpesh mund të bëhet e neveritshme.
Por atë mund ta pastroni shumë thjeshtë me ndihmën e një përbërësi që e kemi të gjithë në kuzhinë.
Bëhet fjalë për miellin.
Fillimisht pastrojeni me ujë enëlarësen dhe thajeni me leckë të pastër.
Më pas hidhni ¼ e lixhanit me miell dhe me leckë filloni ta fërkoni në mënyrë rrethore sipërfaqen e enëlarëses.
Mos e shpëlani, por me leckë eliminoni mbetjet e miellit.