-0.3 C
Priština
More

    Pastrimi i fytyrës në shtëpi, me 5 hapa

    spot_imgspot_img

    Si t’a bëjmë pastrimin e fytyrës me përbërës të thjeshtë, ekonomikë dhe që garantojnë rezultat afatgjatë?Pastrimi i fytyrës në thellësi është vërtetë i rëndësishëm, për të hequr papastërtitë nga sipërfaqja e lëkurës, qelizat e vdekura dhe pikat e zeza.

    Nëse lëkura e fytyrës suaj është e fikur, me zona të thata, ose ndriçon nga yndyra; apo edhe më keq, është e thatë mbi faqe, ndërsa në ballë e mjekër është plotë me akne, atëherë, ju duhet t’i jepni vetes një seancë të mirë pastrimi!

    Pastrimi i fytyrës me qumësht dhe ujë tonik nuk mjafton. Lëkura e fytyrës duhet të pastrohet dhe hidratohet në thellësi të paktën një herë në javë. Nëse nuk dëshironi që të shkoni tek estetisja, ju mund ta bëni tërësisht pastrimin e fytyrës tuaj në shtëpi, duke arritur rezultate akoma më të mira, vetëm duke ndjekur disa hapa të thjeshtë me kujdes:

    1. Eliminoni trukun dhe papastërtitë me vaj kokosi dhe ujë trëndafili.

    2. Është momenti të bëni një scrub bio, me anë të të cilit, ju do të hiqni të gjitha qelizat e vdekura nga fytyra juaj.

    3. Bëni avull në mënyrë që fytyra të pastrohet në thellësi (përdorni rozmarinë, livandë, eukalipt, për efekt më të thellë)

    4. Tashmë, fytyra është bërë gati për një maskë ushqyese. Maska zgjidhet në varësi të llojit të lëkurës.

    5. Së fundmi, aplikohet kremi hidratant ose vaj bajame për të mbajtur lëkurën e fytyrës të butë si bebe.

    Fytyra juaj do të rilindi, kjo është e sigurtë!!!

    Nga: Anila Mirdita

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...