Sa prej jush i preferoni pastat? I doni të nxehta apo të ftohta? Me çka i përzieni? A e keni provuar ndonjëherë sallatën e makaronave me perime?
Ju njoftojmë me recetën tejet të shijshme, të sallatës me makarona.
Pastat tri ngjyrëshe rotini, i zieni sipas instrukcioneve në kutinë e tyre. Pas zierjes me ujë, i kulloni, i shpërlani me ujë të ftohtë dhe i lini të presin.
Ndërsa gjersa pastat të zihen, ju vazhdoni me prerjen e perimeve shumëngjyrëshe në copa të vogla;
Një qepë të kuqe, karrota, brokoli, domatina, tranugll, spec të verdhë, ullinjë të zi.
Në një enë të thellë dhe të madhe, përzieni pastat me perime duke i shtuar djath parmesan. Për fund i shtoni edhe një dresing italian për sallata.
Varësisht nga shija e juaj, mund të përdorni edhe ndonjë lloj tjetër të makaronave apo të shtoni ose hiqni ndonjë perime.
Ju bëftë mirë!