Restoranti „Bice“ në Njujork, këto jave feston 25 vjetorin e hapjes, dhe për këtë rast ka përgatitur një specialitet të shtëpisë – pastën më të shtrenjtë në botë! Në të vërtetë, kjo pastë servohet në pjatën e praruar me ar, të cilën e ka dizajnuar Gianni Versace, dhe ky koleksion është i limituar.
Ushqimi përbëhet nga pastat shtëpiake tagliolini, dy kilogram karavidhe (lobster) të fteskët dhe kerpudha tartuf të zinj grimcuar në rende. Çmimi i porcionit për një person është simbolik: 2013 dollarë.
Pas ngrënies, si bonus klientët marrin me vete pjatën e dizajnuar nga Versace.
Pamje nga restorani „BICE“ në New York
Foto: www.nycgo.com
Pjata e dizajnuar nga Versace, te cilen e marrin klientet pas ngrenies se ushqimit.
Foto: www.dailymail.co.uk