1.4 C
Priština
More

    ‘PASSION’ realizon flamurin kuq e zi në flokë!

    spot_imgspot_img

    Për herë të parë në botë është realizuar flamuri kuqezi në flokë… ‘Passion’ ka prezantuar serinë e re të fotografive, ku paraqitet një teknikë unike e krijimit të figurave në flokë, me anë të ngjyrosjes së ngjyrave profesionale. Kjo seri e fotove është bërë për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

    Kjo teknikë është unike, sepse ‘Passion’  është e para dhe e vetmja në botë që e aplikon këtë mënyrë origjinale të ngjyrosjes së flokëve me nuanca të ndryshme, që formojnë figura të veçanta.

    Të inspiruar nga festa jonë e madhe 28 Nëntori, ne kemi menduar gjatë se  çfarë të krijojmë, që të jetë unike dhe të prezantojë në mënyrën më origjinale urimin tonë për këtë festë.

    Edhe ne mund të krijojmë art, e pse jo edhe të jemi pikënisje e ndonjë trendi botëror. Gjithçka e madhe ka filluar nga një iniciativë modeste, e urojmë që edhe kjo të bëhet e tillë.

    Dhe provuam që të realizojmë flamurin tonë kombëtar kuqezi në flokë, me anë të ngjyrosjes me ngjyra profesionale për flokë. Në dukje të parë mund të mendohet si një punë e thjeshtë, por në realitet është një punë shumë e mundimshme, e cila para së gjithash kërkon precizitet dhe durim. Nuk është njësoj sikur të vizatosh apo ngjyrosësh në një letër apo hapësirë të rrafshët dhe statike, me ngjyrosjen e flokëve të cilat duhet të trajtohen fije për fije, e duke pasur parasysh që ato lëvizin dhe ndahen,  është edhe më e vështirë…

    Suksesi në profesion duhet të dëshmohet, dhe të kesh pasion për profesionin nuk mjafton vetëm të zbatosh teknikat standarde. Stilizimi është art dhe në art duhet të krijosh. Dhe, arti nuk është vetëm privilegj i njerëzve në vendet e zhvilluara Botërore, por atë mund ta bëjmë edhe ne.

    Pasi e përfunduam, vërejtëm që kemi bërë një punë vërtet të veçantë dhe unike, e cila njëkohësisht besojmë që ka krijuar një dimension të ri në modelimin e flokëve.

    Mos të harrojmë falënderimin për stafin, që punoi në realizimin e kësaj fotografie:

    • Flokët: Stafin e Rrjetit të Studiove të Bukurisë ‘Passion’;
    • Grimi: Florentina Sylën nga rrjeti ‘Passion’;
    • Fotografitë:  Artan Korenicën;
    •  Stilimi:  Yllka Bradën.

    Këto janë vetëm fotot e para. Ne jemi duke punuar në krijimin e koncepteve të tjera, të cilat do të jenë edhe më të pasura dhe në kombinim me aksesorë të ndryshëm për flokë.

    Për këtë mënyrë të ngjyrosjes, tashmë kemi edhe kërkesat e para të disa kompanive jashtë Kosovës, që të krijojmë disa imazhe për t’i përdorur për fushatat e tyre të ndryshme.

    ‘Passion’ tashmë ka krijuar një standard të ri në fushën e bukurisë në Kosovë, duke shërbyer me mijëra klientë brenda muajit, që kërkon kreativitet dhe përkushtim të lartë. Për të arritur atë, që të jenë të gjithë klientët e kënaqur me shërbimet tona, na duhet që të trajtojmë secilin në mënyrë të veçantë, ashtu siç edhe janë të veçantë vetë ata.

    Duke pasur parasysh që ne gjithmonë i kemi kushtuar rëndësi të veçantë  shëndetit të flokëve, tashmë jemi duke përdorur vetëm produktet e kompanisë ‘EVA Professional’ nga Spanja, një linjë shumë e pasur me ngjyra dhe produkte për flokë, që janë të veçanta në llojin e tyre, me përbërës natyralë dhe llojllojshmëri komponentësh, të përshtatshme për secilin tip të flokëve. Dua të theksoj ‘Divina Pure’ ngjyrat që nuk përmbajnë amoniak, të cilat edhe ruajnë në një masë të konsiderueshme flokun.

    Gjithashtu, kemi investuar në trajnimin dhe edukimin profesional të stafit tonë nga stilistë të huaj dhe vendorë, si dhe kemi bërë renovimin e studiove, duke freskuar ambientin dhe duke krijuar një hapësirë më të madhe për klientët tanë.

    Së fundmi, jemi duke punuar intensivisht edhe në krijimin e stileve të flokëve dhe fotografimin e modeleve që do të shërbejnë si imazhe bartëse të disa kompanive të njohura botërore. Disa prej tyre tanimë janë publikuar nga kompania spanjolle ’EVA PROFESSIONAL’.

    Si gjithmonë, prioritet për ne mbetet përmirësimi i shërbimeve ndaj klientëve tanë. Jemi duke punuar shumë në trajnimin e stafit dhe krijimin e një sistemi, përmes të cilit do të mund të krijojmë programe të veçanta të trajtimit të flokëve për secilin klient…

    Ne do të vazhdojmë edhe më tej që të ofrojmë mundësi për secilin klient, përmes zbritjeve të ndryshme sezonale, ofertave speciale, lojërave shpërblyese dhe pakove të ndryshme të shërbimeve.

    Floku është dhurata më e bukur që na ka falur natyra. E për këtë është edhe shumë i ndjeshëm dhe kërkon trajtim të drejtë. Prandaj, i këshilloj të gjithë që t’i kushtojnë rëndësi të madhe shëndetit të flokëve dhe mirëmbajtjes së tyre, duke përdorur produkte natyrale dhe duke i trajtuar  nga profesionistët. Flokëve të dëmtuar u nevojitet një kohë e gjatë që të rikuperohen, prandaj kujdesi për ta duhet të jetë primar./kosovarja.ch/

     

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...