E dimë që si minimum i konsumimit të mjaftueshëm të ujit brenda një dite është 1,5 litra. Gjithashtu e dimë që është shumë me rëndësi që t’i përmbahemi këtij minimumi që të jemi mjaftueshëm të hidratuar, në mënyrë që trupi ynë të lirohet nga toksina dhe që metabolizimi ynë të jetë sa më i shpejtë.Megjithatë, kur është fjala për stërvitjen, gjërat komplikohen, sepse ekzistojnë mendime të kundërta, siç janë ato të cilat bazohen në konstatimin që nuk duhet konsumuar ujë gjatë stërvitjes, si edhe drejtpërdrejt pas stërvitjes. A është vërtet kështu?
Përgjigjen e kësaj pyetjeje e gjeni në vazhdim, bashkë me sqarimin se cilat janë pasojat për trupin tuaj nëse stërvitni, por nuk pini mjaftueshëm ujë.
Humbni ujin, jo shtresat yndyrore
Uji i mundëson organizmit tonë që më shpejt të djegë qelizat e shtresuara të yndyrave, gjë që ndryshe do të thotë që përshpejton procesin e dobësimit.
Në të kundërtën, nëse trupit tuaj i mungon uji, ju ende do të keni ndjenjën pas stërvitjes që jeni më të “lehtë”, mirëpo kjo assesi nuk do të thotë që jeni dobësuar. Vetëm që keni humbur rezervat e ujit në organizëm, të cilat ju janë të domosdoshme.
Lëkura ju plaket më shpejt
Është konstatuar që aktiviteti fizik ka ndikim të volitshëm në dukjen e lëkurës – qarkullimi i gjakut përmirësohet, gjaku është më i pasur me oksigjen me të cilin furnizon qelizat e lëkurës, nxitet prodhimi i kolagjenit, ndërkaq linjat e imta dhe rrudhat bëhen më pak të dukshme.
Megjithatë, për të qenë kjo vërtet kështu, organizmit i është i domosdoshme sasia e caktuar e rezervave të lëngjeve.