Qerpikët janë grimi më i zakonshëm që të gjitha gratë dhe vajzat nuk dalin nga shtëpia pa të. Dëshira e të gjithave është që ato ti kenë sa më të shpeshtë dhe gjatë.
Prandaj, në rast të ndonjë grimi më të rëndë, pothuajse gjithnjë përdorin qerpikë artificial. Bile kohëve të fundit, për të evituar këtë, por edhe lyerjen e zakonshme, femrat po mbjellin qerpikët.
Për të evituar këtë, ju rekomandojmë përzierjen natyrale, me përdorimin e së cilës, do të zgjatni dhe shpeshtoni qerpikët tuaj.
Krejt çfarë duhet të bëni është përzierja e një luge gjelle me vaj kastori, ½ e lugës me vaj kokosi dhe dy kapsula vitaminë E.
Miksojeni mirë derisa të krijoni një masë të butë. Më pas vendoseni në një tub të maskarës së shpenzuar, të cilën duhet ta pastroni paraprakisht.
Përdoreni këtë çdo natë, për katër javë rresht duke e aplikuar në qerpikët tuaj, sikur kur i lyeni ato. Veçse keni kujdes me masën.