-0.8 C
Priština
More

    Pas kësaj që do të lexoni, sigurisht se do të bleni brushë të re!

    spot_imgspot_img

    Edhepse në dukje e pafajshme, brusha e dhëmbëve është magnet i vërtetë për bakteriet, të cilat janë mbi 10 milion duke përfshirë Eschericha coli dhe Staphylococcus, theksohet në studimet e Univerzitetit në Mançester.

    “Në gojë nganjëherë ka më shumë bakterie se sa dyshemeja e banjos”, thotë Dr. En Vei.

    Bakteriet në brushë mundë të vijnë në dy mënyra të pabesueshme – kur uji me të cilin lajmë duart e pista spërkatë, madje edhe kur e lëshojmë ujin në toalet. Gjithashtu, kur brusha ju shpëton nga dora dhe bie në tokë rregulla e “pesë sekondave” nuk vlenë.

    Mos u mërzitni, nuk ka vend për panik. Lexoni se çka mund të bëni që ta ruani brushën tuaj të dhëmbëve:

    • Për fillim bleni brushë të re
    • Brushën e dhëmbëve duhet ta ndrroni çdo tre deri katër muaj.
    • Përdorni pastë të mirë për dhëmbët
    • Disa pasta janë më të mira në shkatërrimin e bakterieve se sa tjerat. Bleni ndonjë që përmban triklosan, e cila është treguar më efikase nga pastat klasike me bazë fluori në eliminimin e bakterieve të gojës.
    • Mos e vëni pastën me gishta
    • Kur e vëni pastën në brushë mos e bëni me gishta.Më së miri është që pastën ta shtrydhni pa kontakt fizikme tubin.
    • Lajeni mirë brushën
    • Kujdesuni që gjithnjë ta lani mirë brushën pas përdorimit. Ndonjëherë lirisht mund ta pastroni edhe me hidrogjen, veçanërisht nëse ju ka rënë në tokë.
    • Mbylleni kapakun
    • Para çdo lëshimi të ujit mbyllni kapakun e WC.
    • I siguroni ajër

    Stomatologët theksojnë se brushën për dhëmbë nuk duhet mbajtur në kuti hermetikisht të mbyllur. Nëse dëshironi ta mbroni brushën tuaj nga ekspozimi në hapësirë të hapur në banjo, vendoseni në kuti me vrima, e cila njëkohësisht e mbron nga bakteriet, por ofron dhe mundësinë për ajrosje.

    Kujdes të mos preken

    Nëse më tepër pjesëtarë të familjes brushat i mbajnë në të njëjtën enë, është me rëndësi që të mos preken mes veti. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...