Kim Kardashian i pëlqen flokët bjondë, prandaj ekperimenton herë pas here dhe gjithmonë godet në shenjë. Parukieri i saj Chris Appleton në një intervistë për „The Hollywood Reporter“, tregon disa sekrete lidhur me flokët bjondë. „Rrënja e flokëve luan një rol thelbësor në dukjen e tyre. Ne jemi mësuar me idenë se rrënja duhet të jetë gjithmonë e lyer, por jemi në vitin 2018 dhe është koha për ndryshim“, -tregon ai. Dhe realisht rrënja e palyer është kthyer në modë.
Zgjedhja e ngjyrës bjonde nuk është aq e thjeshtë sa mund ta mendoni, por duhet të keni parasysh disa gjëra, para se të zgjidhni nuancën e përshtatshme për ju. Sipas Chris ngjyrën e flokëve duhet ta zgjidhni në varësi të ngjyrës së lëkurës, ngjyrës së syve dhe personalitetit tuaj. Po ashtu, nëse ndyshoni flokët duhet të ndryshoni edhe nuancat e make up-it, për t`i përshtatur me ato të flokëve.
Chris dha edhe një këshillë shumë të vlefshme për të gjitha vajzat që i kanë flokët e lyera. Ai tha se gjëja kryesore, që duhet të ketë parasysh dikush që i ka flokët e lyera është përdorimi i një shampoje pa sulfate dhe silikone, të cilat ndikojnë në zbehjen e ngjyrës.