1.4 C
Priština
More

    Parandalimi dhe trajtimi i skuqjes nga pelenat

    spot_imgspot_img

    Asgjë nuk është më e mirë se lëkura e butë dhe e njomë e foshnjeve. Lëkura e foshnjes suaj është një barrierë mbrojtëse andaj ja disa këshilla se si ta mbroni atë.

    1. Rimendoni kohën e banjos

    Nuk keni nevojë ta pastroni foshnjen më shumë se dy herë në javë, ndërmjet këtyre termineve mjafton ta pastroni me sfungjer rreth pjesës së pelenave, gojës, nënsqetulla, kofshë dhe gushë. Duhet të përdorni detergjent të butë që nuk do e thajë lëkurën apo të shkaktojë djegie të syve. Gjithashtu duhet të jeni të kujdesshëm se si e mbani foshnjen gjatë pastrimit, për rregullimin e temperaturës së ujit si dhe të mos e lini foshnjen për asnjë moment vetëm në vaskë.

    2. Bllokoni diellin

    Keni kujdes me ekspozimin e foshnjës në diell, kur dilni jashtë në kohë me diell ju duhet:

    -kapelë

    – rrobe me mëngë të gjata

    – syza me UV mbrojtje

    – kremë për mbrojtje nga rrezet e diellit me SPF të paktën 15

    Për foshnje më të vogla se gjashtë muaj, aplikoni kremën kundër rrezeve të diellit në pjesë të vogla që janë të vështira për t`u mbuluar,sikurse duart dhe fytyra.

    3. Mos i harroni mollaqet

    Pelena mund të shkaktojë skuqje dhe irritim të lëkurës nga fërkimi andaj ju duhet kujdes i veçantë. Ndërroni pelenat shpesh, pastroni butësisht pjesët e ndijshme, lereni që kjo pejsë e trupit të frymojë dhe përdorni kremë që përmban oksid zinku.

    4. Keni kujdes me pastrimin e rrobave

    Kur të pastroni rrobat e foshnjes përdorni detergjent pa parfum dhe shtesa tjera të dëmshme. Zbutësit e tekstilit duhet evituar patjetër.

    5. Hidratoni shpesh

    Lëkura e foshnjes duhet të hidratohet shumë me kremë pa aromë menjëherë pas pastrimit të foshnjes, që të parandalohet tharja e lëkurës.

    Gjatë dimrit lëkura thahet më shpejtë andaj hidratoni më shumë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...