1.7 C
Priština
More

    Pajisjet kontraceptive/intrauterine dhe ulja e rrezikut të kancerit të qafës së mitrës

    spot_imgspot_img

    Duhet të punohet më shumë për të kuptuar se si punon kontraceptivi për të mbrojtur kundër kancerit, por hulumtuesit thonë se zbulimi mund të jetë „shumë ndikues“.

    Gratë që përdorin pajisje kontraceptive intrauterine gjithashtu mund të ulin gjasat e tyre për t’u prekur nga kanceri i qafës së mitrës, sipas një studimi të ri.

    Hulumtimet nga Shkolla Keck e Mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë Jugore analizuan të dhënat nga disa studime vëzhguese që përfshinin më shumë se 12,000 gra në mbarë botën. Rezultatet, e botuara në revistën Obstetrics & Gynecology, treguan se te gratë që përdorën një pajisje intrauterine shpeshtësiae kancerit të qafës së mitrës ishte për një të tretën më e ulët.

    Pajisja brenda mitrës është një mekanizëm i vogël, shpesh në formë të shkronjës T futet në mitrën e një gruaje. Gratë mund të zgjedhin për pajisje intrauterine të bakrit që e pengojnë lëvizjen e spermës ose ato hormonale që pengojnë trashjen e shtresës së mitrës, duke e parandaluar shtatzëninë.

    Shkencëtarët thonë se nevojitet më shumë punë për të kuptuar se si pajisjet intrauterine funksionojnë për të mbrojtur kundër kancerit. Spekulohet se vendosja e pajisjes stimulon një përgjigje imune në qafën e mitrës, duke i dhënë trupit një mundësi për të luftuar një virus ekzistues të virusit papilloma të njeriut (HPV) që një ditë mund të çojë në kancerin e qafës së mitrës. Një mundësi tjetër është se kur hiqet një pajisje intrauterine, disa qeliza të qafës së mitrës që përmbajnë infeksion HPV ose ndryshime para-kanceroze mund të gërryhen.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 528,000 gra u diagnostikuan me kancer të qafës së mitrës në mbarë botën në 2012, dhe 266,000 gra vdiqën nga kjo sëmundje. Deri në vitin 2035, OBSH projekton që ato numra të rriten në më shumë se 756,000 dhe 416,000 respektivisht.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...