11 C
Priština
More

    OBSH: Nuk është koha për të hequr masat anti-COVID

    spot_imgspot_img
    Një valë e re infektimesh  nga varianti Omicron i Coronavirusit po lëviz drejt Europës Lindore, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila u kërkoi autoriteteve të rrisin përpjekjet për vaksinim.
    Gjatë dy javëve të fundit, rastet e COVID-19 janë dyfishuar në Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjeorgji, Rusi dhe Ukrainë. Kështu  deklaroi drejtori rajonal i OBSH-së për Europën, Hans Kluge. Komentet vijnë në një kohë kur disa vende europiane, përfshirë Republikën Çeke dhe Poloninë, po planifikojnë lehtësimin e kufizimeve të COVID-19 gjatë muajit të ardhshëm.

    “Përballë valës së Omicron dhe qarkullimin e Deltas, nuk është momenti për të hequr masat që dihet se funksionojnë në frenimin e përhapjes së COVID-19”, tha Kluge.

    Sipas tij, në mesin e këtyre masave përfshihet shmangia e ngjarjeve me shumë persona, vendosja e maskës në ambiente të brendshme dhe kryerja e testeve të shpejta për të identifikuar sa më herët rastet e infektimit

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...