1.4 C
Priština
More

    OBSH lehtëson kriteret e shpalljes së pacientit i shëruar nga Coronavirusi

    spot_imgspot_img

    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ndryshuar rregullat që parashikojnë se kur një pacient me Coronavirus mund të lejohet që të dalë nga izolimi.

    Në udhëzimet e reja të publikuara nga OBSH, nuk rekomandohet më që të një person të dalë dy herë negativ ndaj Covid-19 në mënyrë që të konsiderohet si i shëruar. Por në vend të kësaj, pacienti duhet të kalojë tre ditë pa simptoma, dhe kaq mjafton.

    Pavarësisht “agresivitetit” të infeksionit, tamponi dy herë negativ nuk është më i nevojshëm për të çertifikuar fundin e sëmundjes.

    Kriteret e reja për t’i dhënë fund izolimit janë:

    Për pacientët me simptoma: 10 ditë pas nisjes së simptomave, plus të paktën tre ditë pa simtoma (pra pa temperaturë dhe simptoma të tjera të sëmundjeve respiratore).

    Për pacientët pa simptoma: 10 ditë pasi testi për Covid-19 ka rezultuar negativ.

    Shembuj:

    Nëse një pacient ka simptoma për dy ditë, pacienti mund të lirohet nga izolimi pas 10 ditësh + 3 = 13 ditë nga data e fillimit të simptomave; për një pacient me simptoma për 14 ditë, pacienti mund të lirohet nga izolimi 17 ditë pas fillimit të simptomave (14 ditë + 3 ditë =); për një pacient me simptoma për 30 ditë, pacienti mund të lirohet 33 ditë pas fillimit të simptomave (30 + 3).

    Pse ky ndryshim?

    Ndryshimi i udhëzimeve u bë pasi ka evidencë që tregon se virusi aktiv, që ka mundësi të shumëfishohet dhe të infektojë, nuk është më prezent në mostrat e frymëmarrjes të pacientit 9 ditë pas fillimit të simptomave, dhe veçanërisht në rastet kur simtomat janë të buta, së bashku me formimin e antitrupave neutralizues.

    Prandaj, duket e sigurt për ta nxjerrë pacientin nga izolimi bazuar në kriteret klinike, në vend që të përsëritet sërish testi i cili mund të zbulojë gjurmë të ARN (jo të rrezikshme) për shumë javë.

    Për më tepër, periudhat e gjata të izolimit për njerëzit pa simptoma ndikojnë në mirëqenien individuale, shoqërinë dhe aksesin në kujdesin shëndetësor.

    Qëllimi kryesor është që të shkrutohet koha e izolimit.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...