Është koha ideale ta bëni këtë, kur po qëndroni me njëri tjetrin më shumë se kurrë.
- Përgatituni për një rrëmujë të paparë
Krijoni një hapësirë arti në shtëpi, ku fëmija juaj mund të jetë i lirë të eksperimentojë (dhe të bëje rrëmujë). Nëse koha është e bukur, lërini fëmijët të pikturojnë jashtë në oborr.
- Shmangni dhënien e direktivave
Mos i thoni fëmijës tuaj se çfarë të bëjë apo si duhet ta bëjë. Në vend që t’i thoni: “Pikturo një ylber”, inkurajojeni të eksperimentojë me llojet e ngjyrave apo letrave dhe të krijojë diçka sipas dëshirës.
- Eksploroni procesin që po kryen fëmija juaj
Shpesh mënyra më e mirë për ta inkurajuar fëmijën tuaj është të flisni për artin që po bën ai/ajo, thjesht duke i pyetur: “A u argëtove duke pikturuar?” apo duke i thënë: “Më trego për pikturën që ke bërë.”
- Flisni specifikisht për artin
Kur flisni me fëmijën tuaj për artin, mundohuni të jeni preciz në komentet tuaja. Për shembull, në vend që t’i jepni një koment të përgjithshëm, pyeteni atë: “Shoh që ke përdorur shumë ngjyrë lejla. Pse pikërisht atë ngjyrë?”
- Mos vizatoni njëkohësisht me fëmijën tuaj
Kur prindërit vizatojnë ndërkohë që fëmija ka filluar të vizatojë, mund të jetë frustruese për ta. Është më mirë thjesht të qëndroni pranë tyre dhe t’i lini të kuptojnë se jeni të interesuar dhe mbështetës për artin që po bëjnë.
- Lëreni pikturën ashtu siç është
Kur fëmija mbaron vizatimin, mos i sugjeroni ndryshime apo elemente shtesë. Është shumë e rëndësishme për fëmijën të kuptojë se ajo çfarë ka krijuar, është mjaftueshëm dhe vlen – edhe pse mund të jetë thjesht 1 pikë!