0.5 C
Priština
More

    Nutella cheesecake është e parezistueshme

    spot_imgspot_img

    Përbërësit:

    300 gram biskota të bluar

    120 gram gjalpë

    150 gram Nutella

    600 gram krem djathi

    370 mililitra ajkë e ëmbël

    Sheqer pluhur

    Ekstrakt i vaniljes

    70 gram çokolatë

    Përgatitja:

    Biskotat e bluara i bashkoni me gjalpën e shkrirë dhe i vendosni në enën ku do të bëni ëmbëlsirën. Shtypini mirë dhe lërini në një anë të pushojnë.

    Në një enë të thellë, me mikser përzieni mirë së pari krem djathin. Më pas shtoni 250 mililitra nga ajka e ëmbël, vaniljen dhe sheqerin pluhur.

    Përzieni masën mirë dhe ndajeni në dy enë, në mënyrë të barabartë.

    Njërën nga këto vendoseni mbi biskotat dhe vendoseni në ftohje.

    Pjesës së dytë i shtoni Nutellën dhe përzijeni mirë derisa të krijoni masë homogjene.

    Ëmbëlsirën vendoseni për ftohje gjersa ju të përgatitni shtresën e fundit.

    Çokolatën me 120 gram ajkë të ëmbël shkrijeni në avull.

    Pasi të ftohet, vendoseni mbi ëmbëlsirë.

    Për fund mund ta dekoroni sipas dëshirës.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...