1.4 C
Priština
More

    Nuk ka asnjë shans që burrat të mos fiksohen pas këtyre cilësive

    spot_imgspot_img
    Nëse keni këto tipare dhe ai nuk dashurohet brenda 48 orëve me ju, s’është i duhuri!

    1- Jini e pavarur

    Indiferenca ëshë një ndër gjërat që e bën atë të çmendet. Nuk ka gjë më tërheqëse se një vajzë që e di se kush është dhe se nuk ka nevojë për miratimin apo konfirmimin e askujt. Ajo e di se çfarë do, si ta marrë atë dhe nuk është kurrë tip i ‘ngjitur’. Ky është tipi i vajzës që e bën një mashkull të çmendet. E fortë, e pambështetur te askush dhe që zgjedh një mashkull për hir të dashurisë dhe jo sepse ka nevojë për të.

    2- Lëreni t’ju dëshirojë gjithmonë e më shumë!

    Gjithmonë lëreni atë të dëshirojë më shumë! Burrat pëlqejnë të luftojnë për të marrë atë që duan. Ndaj nëse ai merr gjithçka tënden në një pjatë të artë dhe nëse ju ja bëni atij të kuptojë se është mashkulli që dëshironi, ai e kupton se lidhja me ju është diçka e lehtë dhe atij s’do t’i duhet shumë punë. ‘E lehta’ nuk e bën atë të çmendet. Çfarë do ta bëjë atë t’ju puth duart është që ju t’i jepni atij pëlqimin pak nga pak. Bëjeni atë të kuptojë se i duhet shumë punë për t’ju pasur ju në krahë.

    3- Ji e paparashikueshme

    Të jesh e parashikueshme është e mërzitshme. Është diçka rutinë, fare e lehtë. Vajzat e paparashikueshme që dinë si t’i ndezin situatat do ta kenë patjetër vëmendjen e të tjerëve. Atij do t’i ikë truri nëse ju bëni diçka që është tërësisht jashtë normales dhe konsiderohet si e pazakontë.

    4- Ji argëtuese

    Çdo njëri dëshiron pranë një person argëtues dhe të dashur. Çdo mashkull që sheh se ju jeni një vajzë që garanton momente të lumtura, bën gjëra argëtuese, është aktive, pa komplekse do të vijë pas jush. E vërteta është se shumica e vajzave nuk janë shumë të lirshme dhe shpesh bien pre e bisedave trishtuese. Duhet thënë se një vajzë argëtuese dhe e qeshur sigurisht që do të bënte çdo mashkull të çmendej.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...