Sigurisht që pas një cilki në biçikletë për stërvitje do ju dhëmbin këmbët mirëpo ndjenja se keni dhimbje në flokë është diçka po aq reale.
Nëse ndonjëherë keni vërejtur se skalpi juaj ju dhemb atëherë kjo ndodh për shkak të shtresimit të yndyrës në themelin e boshtit të flokëve e që shkakton mbiprodhimin e tharmit në lëkurën e flokëve. Arsyeja kryesore e shtresimit është moslarja e shpeshë apo e duhur e flokëve mirëpo ekzistojnë edhe faktorë të tjerë.
Ndryshimet e motit, përdorimi i tepërt i shamponi të thatë dhe ndonjëherë edhe uji që përdorim për larje të flokëve, janë disa nga faktorët tjerë që kontribuojnë në dhembjen e flokëve.
Zgjidhja më e lehtë është të hidhni shamponin,të shkumoheni e pastaj të shpëlaheni e nëse edhe pas kësaj keni dhimbje do ju duhet të provoni gjëra të tjera.
Fillimisht kërkoni ndihmë nga stilistja juaj pasiqë mund të ju sugjerojë produkte të prodhuara për flokë specifike. Së dyti, kur i lani flokët, fërkoni ato me majat e gishtave dhe sigurohuni që të përdorni krehër të pastër. Nëse problemi qëndron tek kualiteti i ujit, vendosni filtra në kokën e dushit.
Përfundimisht, lëkurës së flokëve dhurojani të njejtën dashuri dhe kujdes sikurse pjesëve të tjera të trupit, kjo nënkupton burshë kualitative dhe shampon të ri.