Disa mendojnë se vetëm nejrëzit e bukur janë atraktivë mirëpo e vërteta është se atraktivitetin e vërejmë tek disa karakteristika apo veçori që nuk kanë lidhje me pamjen e jashtme.
Sensualiteti
Kjo veçori ka të bëjë me vetëkontrollin, karizmën dhe vetëbesimin.
Përkushtueshmëria
Personi që lufton për atë që dëshiron, e dëshmon se gjithçka është e mundur, asesi ai person nuk mund të mos jetë atraktiv.
Sensi i mirë i humorit
Kjo është njëra ndër karakteristikat më të theksuara pasiqë është një nga çelësat e bisedës së mirë.
Sofistikimi
Pa marrë parasysh sa mirë dukeni, mungesa e shkëlqimit dhe madhështisë në lëvizjet e juaja do ua prishë fotografinë. Nëse lëvizni butësisht derisa lozni, apo ecni në mënyrë atraktive, e dini si të përdorni gjuhën e trupit, sigurisht që do jeni atraktivë.
Vetëbesimi
Zëri i ulët, shpatullat e mbledhura dhe mungesa e mendimit personal janë karakteristika të personit joatraktiv.
Vendosshmëria
Nëse dyshoni në vete nuk do arrini askund. Vendosshmëria është një karakteristikë që ju bën më atraktive.
Intelekti
Bëhet fjalë për aftësinë e gjykimit të shpejtë dhe personi që bën zgjedhjet e duhura perceptohet si atraktiv.
Detajet
Qoftë edhe nje detal i vogël dhe interesant, ai ju bën më atraktiv. Bizhuteri, tatuazh, hunda, buza, syri…gjithmonë kushtoni rëndësi detajeve.
Aftësia për të qenë bashkëbisedues
Kjo ka të bëjë me diturinë e përgjithshme dhe posedimin e mendimit personal, gjithashtu duhet të jeni dëgjuese e mirë.
Origjinaliteti
Kjo është njëra nga pasuritë e botës së sotme, çdo njeri është i veçantë dhe duhet ta ruajë atë. Kjo është gjëja që na bën të jemi “ne”.