Trejsi Koks, eksperte e njohur për çështjet seksuale, thotë se barriera e lidhur me orgazmën mund të tejkalohet. Mosnjohja e vetë trupit tonë është problemi më i zakonshëm. Ajo na sjell ca këshilla se çfarë duhet të bëni që të arrini orgazëm.
1) Ndryshoni qëndrimin
Një ndër pengesat më të shpeshta për arritje të orgazmës është qëndrimi i juaj ndaj seksit. Nëse e kuptoni seksin si “të ndytë” dhe “të turpshëm”, duhet të kuptoni se seksi dhe kënaqësia të cilën e sjell ai – janë gjëra tejet normale.
2) Pranoni faktin se duhet të lexoni për orgazmën
Orgazma femërore nuk është automatike dhe shumë pak ka gjasa që orgazmën e parë ta përjetoni gjatë seksit me partnerin. Pothuajse shumica e femrave orgazmëne parë e përjetojnë gjatë masturbimit, andaj më mirë është të bleni ca libra rreth orgazmës dhe të hulumtoni vetë, dhe ashtu do t’i hiqni barrierat.
3) Pranoni përgjegjësinë për kënaqjen e vetvetes
Mendoni se mashkulli është përgjegjës për orgazmën tuaj? Orgazmën nuk mund të ua “ofrojë” askush, ju vetë duhet ta lejoni të ndodhë. Orgazma arrihet kur të dy e dini se çfarë dëshironi dhe çfarë duhet të dini që të arrihet ajo.
4) Mësoni veten të masturboni
Më shumë do të mësoni për trupin tuaj dhe mënyrën se si reagon ai nëse përdorni gishtërinjtë. Mësohuni se në cilat pika ndjeheni më mirë dhe mundohuni të arrini orgazëm vetëm me ndihmën e gishtërinjve.
5) Mësoni partnerin si të ju ndihmojë
Kur mësoni vetë se si të arrini orgazëm, mësojeni edhe partnerin se çfarë duhet të bëjë, sepse vetë do t’i duhet shumë kohë. Duhet të keni parasysh të mos flisni në mënyrë urdhërore por me butësi të shpjegoni se çfarë ju pëlqen.
6) Ndryshoni mënyrën se si e vështroni trupin tuaj
Shumë femra nuk përjetojnë orgazëm sepse mendojnë se parterët nuk i konsiderojnë atraktive, andaj shumë kohë gjatë seksit ato mendohen në vend se të koncentrohen në seks. Ja një fakt, shumica e meshkujve eksitohen kur shohin një femër lakuriqe, pa marrë parasysh format e saja trupore. Nëse nuk ndjeheni mirë me trupin tuaj atëherë shkoni në palestër dhe keni kujdes me ushqimin. Megjithatë nëse ndjeheni mirë ashtu si jeni, injoroni çdo mangësi dhe duajeni çdo centimetër të trupit tuaj.
7) Mos u mundoni tepër
Truri juaj duhet të jetë i zënë me ndjenja dhe kënaqësi e jo me mendimet se duhet patjetër të përjetoni orgazëm. Përdoreni psikologjinë e mbrapshtë, kur të masturboni apo bëni seks thuani vetes se nuk do të arrini orgazëm, ndoshta ndodh e kundërta.
8) Mendoni për lidhjen tuaj
Nëse partneri juaj ju thotë fjalë të këqija, normalisht se nuk do të jeni në gjendje të arrini orgazëm me të. Andaj gjeni ndokend që ju meriton, nëse partneri juaj është i mrekullueshëm, ju dashuron dhe dëshiron të ju ndihmojë, atëherë aplikoni këshillat paraprake./kosovarja.ch/