Nuk dua t`ia di: Një letër babait tim biologjik

I dashuri baba biologjik, e kam çdo të drejtë të të urrej.

Shumica e fëmijëve kanë nevojë për babanë e tyre andaj edhe unë nuk isha ndryshe nga të tjerët, mirëpo i urreja vizitat në banesën tënde gjatë vikendeve pasiqë ti dhe nëna u divorcuat. Do rrija i vetëm duke vështruar nga dritarja dhe duke menduar me vete “të lutem nënë, eja dhe më merr prap” pasiqë ti më lije të vetme edhepse ishim në të njejtën dhomë. Dëshiroja që të shëtisnim bashkë dhe të shkonim për akullore, të më jepje shtytje në luhatëse, dëshiroja që të lozim bashkë.

Eventualisht u shpërngule larg mirëpo në shtëpi, prap kisha nevojë për prezencën tënde. Dëshiroja që të më shëroje zemrën kur çunat mundoheshin që ta thyenin atë, dëshiroja të më ngushlloje dhe të më përsërisje se sa e veçantë që isha kur vajzat e tjera më ngacmonin. Kaluan 10 vite pa dëgjuar asgjë për ty, nuk më telefonoje as kur e kisha ditëlindjen, andaj edhe hoqa dorë prej teje derisa u paraqite befasisht në ditëlindjen time të 18 ndërsa unë të thashë që të largoheshe.

Nuk dëshiroja të kem asgjë me ty pasiqë mungove në çdo moment të rëndësishëm të jetës sime.

Kaluan ca vite dhe unë u bëra nënë për herë të dytë dhe vendosa që të rilidhem me ty. Të mora në telefon dhe të tregova se je bërë gjysh për herë të dytë, ti qaje nga gëzimi dhe më kërkove adresën që të dërgoje dhurata për mbesat e tua. Unë nuk guxoja ta jap adresën pa u rilidhur dhe pa u njoftuar me ty pasiqë nuk të njihja dhe nuk isha e gatshme të të fus prap në jetën time. Në atë moment ti fillove të më ofendosh se si isha kudër sikurse mamaja ime, e mbylla telefonin dhe nga ai moment ti përfundimisht nuk ekiston për mua. Të jap lejen edhe ti të më harrosh mua dhe familjen time, je i lirë nga obligimet e prindit dhe gjyshit dhe je i lirë të thuash çfarë të duash për mua.

Unë nuk të urrej, as edhe një miligram, mirëpo as që më bëhet vonë për ty.

Sinqerisht,

Vajza yte e dikurshme.

kosovarja.ch