Gjinjtë ndryshojnë me moshë, dhe pasojat shihen qartë. Në këtë process luan rol gjenetika, por edhe ju vetë, për shkak të shprehive të këqija, kontriboni për të. Ja kush janë fajtorët kryesorë për varjen e gjinjve.
-
Thimthat mund të varen deri në 11 centimetra
Madhësia dhe shpejtësia e varjes në masë të madhe shkaktohet si rezultat i gjenetikës. Pesha mesatare e gjirit është 1-2 kilogram, dhe dihet që gjinjtë më të mëdhenj varen më shpejtë se ato të vegjël. Ndonëse me moshë, thimthat mund të varen deri në 11 centimetra, ekspertët theksojnë se me anë të shprehive të shëndetshme varja e gjinjve mund të eliminohen dhe parandalohet.
-
Më mirë pa sytjena, se sa të mbani madhësinë e gabuar
Studime të shumta kanë treguar se 80% e femrave veshin sytjena me përmasa të gabuara. Kurthi më i zakonshëm është kur veshin sytjena me shporta më të vogla, ose me përmasa të mëdha saqë gjoksi varet. Ekspertët theksojnë se më mirë është të mos mabni sytjena fare se sa të bartni numrin e gabuar, dhe se nuk është mirë ti mbani më shumë se 12 orë.
-
Mos ushtroni pa sytjena sportive
Ushtrimet mund të zvogëlojnë varjen e gjinjve deri në 30%, sidomos nëse ushtrimet tuaja përfshijnë aktivizimin e muskujve të gjoksit. Arsyeja është se këto muskuj përmbajnë indet e gjoksit. Por, që ushtrimet të kenë efektin e duhur, në vend të sytjenave të zakonshme, vishni sytjena të forta sportive, edhe nëqoftëse keni gjoks të vogël.
-
Ndryshime të papritura në peshë
Humbja e papritur në peshë ose trashja e mënjëhershme ka si pasojë dëmtimin e indit lidhës. Kjo shkakton shfaqjen e linjave të zgjeruara, të cilat nuk janë vetëm problem estetik, por edhe një nga faktorët kryesor për gjoks të varur. Nëse jeni duke planifikuar që të humbni peshë, ekspertët këshillojnë që të humbni peshë ngadalë dhe me ushtrime të rregullta që të parandaloni paraqitjen e shtrirjeve apo linjave të zgjeruara. Tek shumica, madhësia e gjirit varion për një numër nëse humbni deri në 7 kilogram.
-
Shprehi të këqija të mënyrës së jetesës
Një nga arsyet për varjen e gjoksit janë shprehitë e këqija të jetës, të tilla si pirja e duhanit. Studimi, i cili zgjati 8 vjet, ka treguar se femrat që pijnë duhan, gjinjtë iu varen më shpejtë. Fajtor është humbja e kolagjenit e cila është si rezultat i konsumit të duhanit. Për të minimizuar dëmet, hani më shumë peshk, fruta dhe perime dhe mos harroni të pini të paktën një liter e gjysmë ujë në ditë. Gjithashtu, shmanguni rrezitjes pa mbrojtje, sepse rrezet e dëmshme UV shkatërrojnë kolagjenin në lëkurën e gjoksit.
-
Masazhoni gjinjtë së paku 10 minuta në ditë
Lëkura e gjoksit është shumë e ndijshme, prandaj edhe kërkon kujdes të veçantë. Mos harroni të përdorni qumësht për trup apo krem hidratues, si dhe në rutinën tuaj të përditshme mund tishtoni edhe një masazh të lehtë 10 minutëshe. Përveç kësaj, masazhi shërben edhe si vet ekzaminim për zbulimin e hershëm të kancerit, lëvizjet rrethore mundësojnë qarkullimin e cila lejon fleksibilitet më të madh.