0.5 C
Priština
More

    Njihuni me truqe të vogla të lyerjes së përsosur të thonjve!

    spot_imgspot_img

    Nevojitet pastrues i llakut, vaj për thonj, krem për duar dhe llak i përsosur. Përtacia nuk është e dëshirueshme.

    Për të pasur thonj të bukur dhe të rregulluar është më lehtë se që e mendoni. Për këtë do t’ju ndihmojë përdorimi i rregullt i kremës për duar dhe vajit për ‘kutikula’. Ja dhe disa këshilla që duhet ti përmbaheni:

    1. Pastroni mirë mbetjet e llakut të vjetër

    A e keni ditur se shumë gra pastrojnë vetëm sipërfaqësisht llakun dhe pastaj menjëherë vënë shtresa të reja? Lagni pambukun me pastrues pa aceton, shtypni në thonj, mbani disa sekonda dhe pastaj e largoni. Mbetjet i largoni edhe me një copë tjetër pambuku ose shtupë për veshë.

    1. Gjithmonë aplikoni vaj

    Llaku dhe pastruesi (veçanërisht acetoni) i thajnë thonjtë ashtuqë para lyerjes së shtresës së re është i rëndësishëm kujdesi i ‘kutikulave’. Aplikoni disa pika vaj, fërkoni mirë thonjtë dhe ‘kutikulat’dhe prisni disa minuta që të thithet vaji.

    1. Mjaftojnë tri shtresa

    Aplikimi i llakut është hapi në të cilin gratë gabojnë më së shpeshti. Tri lëvizje me furçë mjaftojnë – një në mes të thonit, dhe nga një në çdo anë.

    1. Përfundoni si profesionist

    A dëshironi që manikyri të zgjasë, patjetër aplikoni edhe llakun transparent përfundimtarë, për forcim.

    1. Kuroni manikyrin

    Asnjëherë mos lejoni që manikyri juaj të duket i qëruar. Gjithmonë mbani me vehte llakun që aktualisht e keni në thonjtë tuaj që të mundë të rregulloni mangësitë.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...