6.7 C
Priština
More

    Njihuni me problemet e zakonshme të dhëmbëve

    spot_imgspot_img

    Është thënë se goja është pjesa më e ndytë e trupit tuaj, dhe është kjo arsye pse secili prej nesh mund të vuajë nga llojet e ndryshme të problemeve dentare. Fatmirësisht, shumë nga këna armiq të përbetuar të gojës mundtë mbahen larg vetëm duke aplikuar higjienë të rregullt orale.

    Më poshtë janë disa nga problemet dentare me të cilat ballafaqohemi. është ide e mirë të dini më shumë për ato si dhe për mënyrat e thjeshta të parandalimit të tyre.

    Halitosis

    E njohur si “aromë e keqe”, është e mundshme që secili të përfundojë me erë të keqe në gojë. Sidoqoftë, disa njerëz vuajnë nga kutërbim i vazhdueshëm i gojës. Ekspertët thonë se rreth 85% prej tyre kanë ndonjë formë të problemeve dentare sikurse sëmundje të gingivës apo kacer oral. është me rëndësi që këto çështje të zbulohen dhe trajtohen me kohë sepse përdorimi i freskuesve oral vetëm do i maskojë dhe nuk do e bëjë kutërbimin kronik të largohet.

    Sëmundja periodontale

    Sëmundja periodontale është një infeksion dhe ndezje e gingivës që rrethon dhëmbët tuaj. është edhe shkaktari më i madh i humbjes së dhëmbëve tek të moshuarit. Sëmundja periodontale vjen në disa faza- gingivitis (ënjtja e mishit të dhëmbëve) dhe periodontis (ndezja e mishit të dhëmbëve që shkakton zhdukjen e indeve të buta madje edhe të ashtit që mban dhëmbët). Pastrimi i rregullt i dhëmbëve dhe pastrimi me pe i dhëmbëve mund të ndihmojë në mbajtjen larg të kësaj sëmundje.

    Kalbja e dhëmbëve

    Kalbja zhvillohet kur pllaka kombinohet me sheqer dhe niseshte në dietë, duke e bërë ambientin e gojës suaj me aciditet të lartë. Pastrimi i rregullt pas çdo vakti është vendimtar në parandalimin e kalbjes së dhëmbit dhe shkatërrimit të buzëqeshjes suaj.

    Gërruerja e dhëmbëve

    Çdo dhëmb është i mbështjellë me smalt e cila edhepse është substancë e fortë, nuk është indiferente për të qenë e gërryer nëse ambienti i gojës suaj është acidik. Fatmirëshisht, pastrimi i rregullt i dhëmbëve mund të mbajë larg këtë problem të zakonshëm dentar.

    Plagët e gojës

    Pasiqë janë të dhimbshme prezenca e tyre ju pengon në pastrimin e rregullt të zgavrës gojore. Lajmi i mirë është se këto plagë zhduken vetvetiu në disa javë, përndryshe është mirë që të shkoni te mjeku të përcaktoni faktorin shkaktar të plagëve.

    Xerostomia

    Jashtë botës medicinale, xerostomia është tharja e gojës, natyrisht, ky problem shkaktohet nga prodhimi i reduktuar i pështymës. Tharja eksesive mund të shkaktojë probleme shtesë sikur se kutërbimi dhe kalbja e dhëmbëve pasiqë njëra nga funskionet e pështymës suaj është heqja e baktereve. Pini ujë mjaftueshëm, përtypni çamçakëz pa sheqer dhe shmanguni nga kafeja dhe alkooli.

    Çrregullimi temporomandibular i nyjeve

    E njohur shkurtimisht si TMJ, është një grupë e problemeve që ndikojnë nyjet që lidhin dhëmbët me nofullën tuaj. Sensitiviteti i dhëmbëve, dhimbjet e qafës, fytyrës dhe supeve, si dhe lëvizja e kufizuar e nofullës janë pasoja të kësa sëmundjeje.

    Kanceri oral

    Nëse jeni duhanpirës, keni një rrezik të lartë që të vuani nga kanceri oral. Ekspertët thonë se 1/3 e të gjitha rasteve të kancerit oral në Sh.B.A janë nga pirja e duhanit. Braktisja e duhanit është mënyra më e mirë të mbani larg këtë sëmundje të frikshme./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...