Studimi i publikuar këtë javë në revistën medicinale BMJ thotë që yndyra rreth barkut është e lidhur me rrezikun më të madh nga vdekja e hershme, pa marrë parasysh yndyrën e përgjithshme të trupit, ndërsa kofshët dhe ijët më të mëdha janë të lidhura me rrezikun më të ulët.
Rezultatet sugjerojnë që matja e yndyrës rreth barkut do të mund të jetë treguesi më i sigurt i rrezikut nga vdekja për shkak të peshës së tepërt – dhe do të mund të përdoret në kombinim me indeksin e masës trupore “si qasje plotësuese në përcaktimin e rrezikut nga vdekja e hershme”, kanë thënë hulumtuesit.
Metaanaliza
Konkluzionet e studimit bazohen në rezultatet e 72 hulumtimeve në të cilat kanë marrë pjesë më shumë se 2,5 milionë pjesëmarrës midis moshës 3 dhe 24 vjeç, shkruan New York Post.
Është zbuluar që shumica e masës së dhjamosjes abdominale – duke përfshirë edhe vëllimin e belit, raportin e belit dhe të ijëve, raportin e belit dhe gjatësisë, raportin e belit dhe kofshëve dhe “indeksin e formës së trupit” – janë dukshëm të lidhur me rrezikun më të lartë nga vdekshmëria.
Analiza ka treguar që çdo 10 centimetra të belit janë të lidhur 11 për qind rrezik më i lartë nga vdekshmëria nga të gjitha mostrat.
Është konstatuar edhe se vëllimi i kofshëve dhe ijëve është i lidhur me “rrezikun më të vogël nga vdekshmëria nga të gjitha mostrat”, thotë studimi.