1.4 C
Priština
More

    Një vizatim i rrallë i Leonardo da Vinçit pritet të shitet për $16 milionë

    spot_imgspot_img

    Një vizatim i një ariu nga Leonardo da Vinçit pritet të arrijë më shumë se 16 milionë dollarë në ankand.

    Vizatimi, i titulluar “Head of a Bear” (Koka e një ariu) do të shitet në Londër nga shtëpia e ankandeve Christie’s. Vizatimi do të shfaqet në New York dhe Hong Kong përpara se të dalë në ankad dhe pritet të arrijë shifrën 11 dhe 16 milionë dollarë, sipas shtëpisë së ankandit.

    Ben Hall, kryetari i vjetër i pikturave në Christie’s New York, e përshkroi vizatimin si „një nga veprat më të rëndësishme nga Rilindja”. Ai tha: “Vepra është zotëruar nga disa prej koleksionistëve më të dalluar në fushën e mjeshtrave të vjetër përgjatë shumë shekujve, jo vetëm nga pronari aktual i cili e ka në pronësi që nga viti 2008.”

    “Koka e një ariu” ka përmasa 7 cm me 7 cm dhe është vizatuar në një letër të zbehtë rozë në bezhë. Më parë është shfaqur në muze duke përfshirë Galerinë Kombëtare në Londër, ku u shfaq në vitin 2011 dhe vitin 2012 si pjesë e një ekspozite për Da Vinçin.

    Vizatimi do të shfaqet në Londër nga 1 deri më 6 qershor para se të shitet në 8 korrik.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...