Ne e dimë se sa të bezdisshme janë njollat në lavaman dhe ndonjëherë, sado që ta pastrojmë, nuk mund ta bëjmë atë të shkëlqejë.
Sophie Darragh ndau një truk të shkëlqyeshëm për pastrimin në Tik Tok. Asaj i lindi ideja që të përdorë folie alumini për pastrim. Këtë herë lavamani është duke u pastruar, shkruan “Mirror”.
Me kalimin e kohës, lavamani grumbullon gëlqere, njollat e ujit bëhen kokëforta dhe bëhet pothuajse e pamundur të duket si dikur.
Megjithatë, sipas Sophie, mjafton të marrësh ujë të nxehtë, detergjent për larjen e enëve dhe folie alumini. Merrni një copë folie alumini, zhubroseni dhe përdoreni si sfungjer për të pastruar lavamanin.
Na mbetet të përpiqemi dhe t’i shohim vetë rezultatet.