Një mjek nxiton në spital që të përgatitet për në sallë të operacioneve, me shpejtësi vesh mantilin e bardhë që të performojë një operacion të rëndë ndaj një djaloshi të ri. Pasiqë arrin para sallës e takon prindin e djaloshit të shtrirë i cili fillon që të ngrisë zërin ndaj tij duke i thënë fjalë fyese dhe duke e pyetur se pse i është dashur kaq kohë e gjatë që të arrijë në sallën e operacionit, i thotë se është i papërgjegjshëm dhe se po të ishte fëmija i tij në sallën e operacioneve do të vepronte ndryshe.
Mjeku në mënyrën më të civilizuar i kërkon falje për vonesën dhe i shpjegon se është nisur për në spital sapo ka marrë telefonatën.
Operacioni zgjat disa orë dhe me të dalur mjeku, me buzëqeshje në fytyrë i kumton prindit lajmin se fëmija është jashtë rrezikut dhe se për pyetje tjera duhet të flasë me infermieren pasiqë i duhet të shkojë në shtëpi.
Prindi e pyet infermieren se për çfarë arsye ky mjek është aq arrogant, – A nuk mundi të presë edhe ca minuta që ta pyesja për gjendjen e djalit tim? – tha ai.
Infermierja iu përgjigj: Mjekut mbrëmë i vdiq djali në një aksident trafiku, ai ishte në varrimin e të birit kur i telefonuam dhe e la varrimin për të ardhur këtu. Tani po kthehet prapë që ta varrosë tëbirin!
Asnjëherë mos paragjykoni tjetrin sepse nuk mund të dini se në cilën fazë të jetës janë duke kaluar…