Një partnere e re për Kivanç Tatlitug, rikthehet së shpejti në ekranin shqiptar

Është diskutuar gjatë partnerja që do të luante në krah të Kivanç Tatlitug në serialin e ri që shumë shpejt do të nisë transmetimet edhe në ekranin shqiptar, megjithatë, më në fund, gjithçka është finalizuar dhe produksioni është mbyllur.

„Ironia e fatit“ do të nisë së shpejti në ekranin e Tv Klan dhe veç Kivanç Tatlitug, protagoniste do të jetë edhe aktorja e njohur Elcin Sangu. Si fillim, roli në krah të Kivanç iu propozua Cansu Dere, aktorja e njohur për rolin e Ejshanit në serialin „Ezel“, por ajo refuzoi menjëherë me pretendimin se Kivanç „nuk ishte i përshtatshëm për të“.

Elcin Sangu, e njohur për rolin në serialin “Dashuri me qira”, ka humbur familjen dhe kërkonte të shkonte pas saj. Mbetën 4 të mbijetuar nga një aksident i frikshëm. Duhet të rigjejnë forcën tek dashuria për të rishkruar jetën e tyre. Nuk ishin ata që u përplasën, por fatet e tyre…

Nga kompania “Ay Yapim” dhe nga regjisori i “Ezel” apo “I inltruari”, vjen së shpejti në ekranin e Tv Klan seriali i radhës. Me një kast të jashtëzakonshëm, me aktorët si Kivanç Tatlitug, Elçin Sangu, Melisa Pamuk, Alperen Duymaz e shumë të tjerë.

kosovarja.ch