11 C
Priština
More

    Një listë me gjëra që është mirë të mos i bëni para dhe gjatë periodave

    spot_imgspot_img

    Do të na ndjeni paragraf pas paragrafi…

    1.Të përdorësh telefonin

    Është një moment emocional i muajit, kështu që si mundet të qëndrojmë vetëm? Fiks këtu na kujtohet ish-i dhe nisim tentativat për t’i shkruar. Nëse nuk i telefonojmë atyre apo nuk lutemi që ata të kthehen sërish atëherë me siguri do t’i mallkojmë. Nuk është faji jonë, sigurisht. Kur jemi gjatë ciklit, i gjithë faji qëndron diku tjetër.

    2. Të gatuash diçka

    Ti gjatë atyre ditëve je thjesht konsumatore. Ti ke vetëm uri, prandaj qëndro më mirë si e ftuar edhe në shtëpinë tënde. Pastaj, nëse do të qëndronim në kuzhinë gjatë atyre ditëve, ekziston rreziku për të dëmtuar dikë. Po nëse në një nga shpëthimet tona emocionale ne kemi një thikë në dorë? Me siguri mund të përfundojmë keq. Një gjë të cilën nuk duhet të bëni gjatë ciklit është të hyni në kuzhinë, qoftë edhe për një gatim të lehtë.

    3. Të bësh ushtrime në çdo mënyrë

    Ndihesh e fryrë thjesht sepse je gjatë ciklit. Pasi java të ketë mbaruar do të ndihesh sërish seksi. Nuk ka nevojë për ushtrime tani, sidomos nëse nuk doni të rrezikoni prishjen e rrobave të reja të stërvitjes. Më mirë t’i shmangni vetes telashe me njollat.

    4. Të shohësh komedi romantike

    Nëse je single, komeditë romantike do të bëjnë të ndjesh mungesën e tij. Nëse je në një lidhje do të mungoj të qënit single. Është një situatë humbje-humbje. Kuptoni që njerëzit në ekran kanë një jetë më emocionuese sesa ju edhe nëse ju jeni single apo në një marrëdhënie. Dhe e vetmja arsye e kësaj është se në fakt jeta e tyrë në film është e rreme. Jeta e vërtetë është shumë më tepër e mërzitshme.

    5. Të hash pafund çokollata

    Mos i beso të gjitha klisheve që dëgjon. Nuk ke pse bie pre e çokollatave vetëm sepse je gjatë ciklit menstrual. Nuk do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë. Hani ndonjë ëmbëlsirë sa për të hequr nepsin e papërballueshëm, por mos e teproni. Në fund do të ndiheni të zemëruar me veten tuaj.

    6. Të nisësh zënkat

    Nëse nis një zënkë me një mik, ju do të thoni gjëra që nuk i mendoni vërtet sepse doni apo jo, hormonet bëjnë të vetën. Mundohu të jesh tolerante në biseda apo debate dhe hapni rrugë.

    7. Të ngrihesh nga krevati

    Pse të çoheni nga shtrati kur ndiheni tmerrësisht keq? Askush nuk dëshiron të merret me shpërthimet tuaja hormonale. Qetësohuni, flini pak merruni me rrjetet sociale dhe pastaj mund të rishfaqeni si një flutur e bukur.

    8. Të bësh dush

    Ju ndiheni të „pista“, por pse duhet të humbni kohën në dush. Shanset janë që ju madje nuk dëshironi as të qëndroni në këmbë kështu që pse duhet t’a vendosni veten në vështirësi. Megjithatë ju mund të bëni thjesht një dush të ngrohtë në vaskë, të pini një gotë verë dhe të përpiqeni të harroni problemet tuaja.

    9. Të bësh punë shtëpie

    Rrëmuja në kuzhinë apo grumbulli i rrobave në banjo nuk do të shkojnë gjëkundi kështu që mos bëni përpjekje të mjerueshme duke u përpjekur të kujdesesh për këto gjëra kur jeni me menstruacione. Lëreni rrëmujën aty dhe kthehuni sërish në shtrat për të lexuar një libër ose për të parë një film. Rregulloje rrëmujën kur të ndihesh më mirë me veten.

    10. Të vraposh

    A mund t’a imagjinosh? Të vraposh në kohën kur je me menstruacione është ndoshta një ndër idetë më të këqija. Kjo nuk do t’ju bëj të ndiheni më mirë, ndiheni të fryra kështu që djegia e kalorive shtesë nuk do të jetë e dobishme. Mos i merrni shkallët me vrap, mos vraponi për te parkimi. Në vend të kësaj shijoni një tjetër ëmbëlsirë që mund t’ju ketë mbetur në kuzhinë.

    Burimi: Pop Sugar

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...