Ju duhet të vendosni nëse të zezë apo të bardhë, por një gotë verë në ditë, sipas disa hulumtimeve, mund të zgjasë jetën deri në pesë vjet
Të gjithë dashamirët e verës tani qeshin dhe thonë, „A ju kemi thënë!“ Në të vërtetë, është konstatuar se një gotë verë është jashtëzakonisht shëruese dhe ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve.
Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Në hulumtimin, i cili zgjati 12 vjet, dhe kanë marrë pjesë 38.000 meshkuj, të moshës 40-75 vjeç, është dëshmuar se konsumimi në masë të caktuar i alkoolit, sikurse vera, zvogëlon rrezikun e zemrës edhe deri në 35%.
Zvogëlon rrezikun e goditjes në tru
Hulumtim tjetër afat-gjatë i kryer me mbi 85.000 pjesëmarrës, të moshës 35-59 vjet, ka treguar se konsumimi i rreth 18 ml verë, disa herë në javë, mund të zvogëlojë rrezikun e goditjes në tru për gati më shumë se 70%.
Zvogëlon rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2
Në studimin që zgjati 10 vjet dhe përfshiu më shumë se 35.000 të rritur të shëndetshëm u tregua se njerëzit të cilët kënaqen në konsumimin mesatar të alkoolit (një gotë për femra dhe dy gota në ditë për meshkujt), kanë një rrezik 40% më të ulët të zhvillimit të diabetit tip 2 ndaj atyre që largohen krejtësisht nga alkooli.
Ruan aftësitë njohëse (kognitive)
Universiteti i Kolumbisë ka bërë një studim në 2006, i cili tregoi se njerëzit që pinin 1-2 gota verë në javë ishin në gjendje të ruajnë aftësitë njohëse në periudhë më të gjatë se ata të cilët kurrë nuk kishin konsumuar alkool. Nga ky studim, mund të konkludohet se alkooli mund të zvogëlojë rrezikun e demencias (harresës) dhe atrofinë (tharjen) e trurit, pohojnë shkencëtarët.
Zgjat jetën
Një studim i kryer në vitin 2009 në Holandë, tregoi se konsumi mesatar i verës (apo alkoolit në përgjithësi) është i lidhur fort me zvogëlimin e rrezikut të vdekjes nga një atak në zemër. Mesatarisht, njerëzit që rregullisht konsumojnë sasi në masë të caktuar të alkoolit jetojnë pesë vjet më gjatë se ata që përmbahen nga alkooli ose pijnë tepër.