0.5 C
Priština
More

    Një femër pushoi së përdoruri deodorant për 7 ditë, ajo që ndodhi do ju habis!

    spot_imgspot_img

    Deodorantët janë elemente bazë pa të cilët nuk do të mund të paramendonit jetesën. Mirëpo, deodorantët sikurse shumica e produkteve që i përdorim në përditshmëri, kanë kimikate që janë të dëmshme nëse përdoren pa kontroll. Deodorantët kanë aluminium që mund të bllokojë gjëndrrat e djersitjes.

    Për këtë arsye disa femra vendosën që të jetojnë një javë të tërë pa deodorant, edhepse ju duket si një sfidë e vështirë të mbani erë të keqe dhe djersë nën sqetulla, por Meg Zulç vendosi ta bëjë këtë gjë.

    Dita e parë: Ishte e vetëdijshme dhe kërkonte falje vazhdimisht për nënsqetullat e saja. Sidoqoftë, askush nuk vërejti diçka pasiqë nuk mbante ende aromë të keqe.

    Dita e dytë: Fatkeqësisht, gjatditës së dytë, aroma e keqe ishte e fortë dhe ishte trulluese. Provoi një teknikë të thjeshtë të ngritjes së krahëve për të reduktuar kutërbimin, mirëpo pa sukses. Në vend se të ndjehej e turpëruar, ajo në fakt filloi të pëlqejë këtë jetesë pa deodorant, poret nën sqetullat e saja ndjeheshin se nuk ishin të bllokuara. Ironike, mirëpo gropat e saja filluan të ndjeheshin më të freskëta.

    Dita e tretë: Ajo ndjehej më seksi dhe më shumë me vetëbesim kur ishte e vetëdijshme se sqetullat e saja kutërbojnë. Papritmas filloi të dyshojë se çfarë nuk ishte në rregull me të kundërmuarit me erën trupore e që në fakt duhet të na bëjë me vetëbesim e jo të turpërohemi.

    Dita e katërt: Kur u zgjua në ditën e katërt pa deodorant, kutërbimi nën sqetulla nuk ishte edhe aq i fuqishëm. Ndoshta ajo filloi të mësohet me kutërbimin apo ndoshta aroma nuk ishte aq e mprehtë. Pasi bëri një shetitje nëpër qytet vërejti se nuk po djersitej aq përkundër kohës kur deodoranti ishte në përdorim.

    Dita e pestë: Dita filloi pa kutërbimin nën sqetulla, gjë që e bëri të lumtur. Por kjo nuk zgjati shumë pasiqë temperatura jashtë ishte e lartë, dhe sqetullat e saja filluan të lëshojnë rrëke me djersë. Për këtë gjë e paralajmëroi edhe nëna e saj.

    Dita e gjashtë: Ndjehej keq pas qortimit të së ëmës, iu desh shumë pak për të aplikuar deodorant. Sidoqoftë, nëna e saj i sugjeroi të përdorte vajëra esenciale ndërsa ajo gjeti një të tillë që kishte aromë oqeani. Ishte efektive dhe reduktoi kutërbimin e sqetullave.

    Dita e shtatë: Kaloi një ditë nga përdorimi i vaji esencial, mirëpo sqetullat ende mbanin erë oqeani. Kjo ishte dita kur vendosi mos të përdorë më kurrë deodorant.

    Për njerëzit që djersiten mesatarisht, është e pranueshme të çlirohen nga deodoranti. Sidoqoftë, ata që djersiten më shumë, alternativat natyrale sikurse deodorant kristali, mund të mbajnë kutërbimin larg dhe pa frikën e kimikateve të dëmshme./kosovarja.ch/

     

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...