Dollari i argjend, “Arare 1794” që besohet të jetë një nga të parët – nëse jo i pari – do të dal sërish në shitje në një ankand publik.
Monedha e quajtur dollari “Flokët që rrjedhin”, paraqet një portret të “Zonjës së Lirë” në njërën anë dhe të një shqiponje në anën tjetër.
Herën e fundit që ishte në ankand, në vitin 2013, ajo u shit për 10 milionë dollarë – duke tejkaluar rekordin botëror të pagesës për një monedhë të rrallë.
“Kjo është një monedhë ëndërr – një objekt i çmuar që unë kam qenë krenar që e mbaj, dhe më vjen shumë keq që e shoh duke u zhdukur”, tha Bruce Morelan për CNN-in, i cili zotëron dollarin e rrallë të argjendit të vitit 1794.
Monedhën historike që vlerësohet rreth 20 milionë dollarë, Morelan tha se shpreson që pronari i ri ta vlerësojë atë po aq sa ai.