Tri femra nga një familje në Londër u janë nënshtruar operacionit revolucionar – instalimit të sutjenave të “brendshme”. Këto sutjena të brendshme janë të mrekullueshme dhe përbëhen nga shporta apo sfungjer silikoni si dhe shirita mbajtës.
Këto sutjena absolutisht janë të padukshme. Pasi të instalohen nga brenda, përdorimi i sutjenave të zakonshme nuk është më i nevojshëm. Operacioni zgjat 45 minuta dhe çmimi i saj është nga 1200 deri 7300 euro, më e shtrenjtë se procedura standarde e rritjes së gjinjve me silikon.
Ky operacion ka një avantazh të madh në krahasim me operacionet e zakonshme. Silikoni nga sutjena asesi nuk mund të rrjedh.
Ekspertët kanë vënë në dukje se operacioni mund të jetë një alternative e mirë për kirurgji konvencionale, por që duhet bërë hulumtime për efekte afatgjate të sutjenave të tilla.
Rrezik të madh paraqet montimi apo instalimi i shiritave të sutjenave, të cilët vendosen në brinjë. Instalimi i mëparshëm i silikonit ka nënkuptuar se implanti që vendoset nën gjinj zvogëlon rrezikun nëminimum.
Sutjenat prej silikoni vendosen nën lëkurë dhe parashtrohet pyetja nëse përdorimi afagjatë i tyre mund të ndryshojë formën e gjinjve.
Ekspertët kanë vënë në dukje, se sutjenat janë një zgjidhje e mirë për femrat që kanë gjoks të rrafshtë. Pasi të shqyrtohet tërësisht procedura se a përbën rrezik apo jo për ngritjen (lifting) e gjoksit, operacioni do të realizohet në procedure sandarde./kosovarja.ch/
Burimi: daylymail.co.uk