Të gjithë ne e dimë se disa ushqime janë të këqija për ne dhe zgjedhim t’i hamë gjithsesi sepse – fare thjesht – ato kanë shije shumë të mirë.
Por nëse ju thuhet saktësisht se sa mund të zvogëloni jetëgjatësinë tuaj para çdo ngrënie, a do ta bënit akoma? A do të këmbeje një hot-dog për 36 minuta të jetës tënde, për shembull? Epo sipas ekspertëve, kjo është pikërisht ajo që po bëni, pasi një studim i Universitetit të Miçiganit thotë se hot-dogat mund t’ju marrin më shumë se gjysmë ore jetë të shëndetshme.
Gjatë një studimi, ekspertët vlerësuan 5.853 ushqime për të përcaktuar minutat e jetës të fituara ose të humbura kur hahen, si dhe ndikimin e tyre në mjedis, shkruan Mirrror.
U zbulua se disa ushqime mund të marrin deri në 74 minuta nga jeta e shëndetshme, dhe të tjera mund të shtojnë 80 minuta.
Nuk është për t’u habitur, mishi i përpunuar dhe pijet me sheqer u zbuluan se nuk na bënin asnjë favor, thjesht na heqin disa minuta nga jeta jonë, por zgjedhje të tilla si arrat, frutat dhe peshqit mund të shtojnë minuta më shumë.