Çdo grua duket shkëlqyer në blu marine, sepse kjo ngjyrë na dërgon mesazh për siguri, rehati dhe parrezikshmëri. Femrat kanë shprehi të thonë se „kjo ngjyrë aspak nuk më përshtatet“. Por, a e dini se ka disa ngjyra që përshtaten në mënyrë të përsosur për çdo grua?
Vjollcë
Kjo është një nga ngjyrat që duhet ta përdorni më shumë këtë vit. Çdo grua duhet të ketë ndonjë veshje në këtë ngjyrë, sepse kjo është ngjyrë komplementare (plotësuese) për të gjitha llojet e lëkurës dhe ngjyrën e flokëve, dhe mund të kombinohet me ngjyrë kafe dhe të zezë.
E gjelbër smeraldi
Kjo ngjyrë sjell vitalitet dhe energji dhe duket e përsosur, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës apo flokëve. Është ngjyrë shumë e guximshme, kurse përshtatet edhe për në zyrë. Nëse ju mendoni se kjo ngjyrë është shumë e fortë, mjafton që një shall, një rrip ose një copë e bizhuterisë të jetë në këtë ngjyrë.
Blu marine (blu e thellë)
Çdo grua duket e shkëlqyer në blu marine, sepse kjo ngjyrë na dërgon mesazh për siguri, rehati dhe parrezikshmëri.
E zezë
E zeza është ngjyra e preferuar e shumë grave, edhe atë me arsye. Mesazhi i saj është profesionalizmi dhe madhështia (superioriteti), dhe shkon mirë me pothuajse të gjitha ngjyrat. Nëse e vishni në punë, dërgon mesazh për udhëheqje.
Gri
Disa këtë ngjyrë e konsiderojnë të mërzitshme, por ajo është e shkëlqyer për përputhje (koordinim). Meshkujt e duan te gratë, sepse ajo dërgon një mesazh të butësisë dhe rehatisë.
Blu e çelë
Është e shkëlqyer për mbrëmje dhe natën, kurse është e mirë edhe për fustana, pantallona, këmisha, triko leshi …